Itali: Shqiptari masakron me çekiç të dashurën

Diaspora

Itali: Shqiptari masakron me çekiç të dashurën

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 17:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një shqiptar në Itali ka masakruar me çekiç të dashurën e tij. Ngjarja ka ndodhur një natë më parë zonën e Montecassiano, në sheshin përballë disko ‘Liolà’.

Sipas mediave vendase, shqiptari Besnik Habiraj 55 vjeç ka ndjekur me makinë të dashurën e tij dhe më pas e ka masakruar me mjete të forta, duke përfshirë edhe një çekiç në një park.

Identiteti i gruas nuk bëhet i ditur, por thuhet se ajo është me origjinë shqiptare dhe është dërguar ne spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra.

Shqiptari e ka goditur me çekiç në kokë dhe ën fytyrë duke i shkaktuar plagë të rëndë. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, ndërsa policia ka arrestuar 55-vjeçarin shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat