Diaspora do të ketë lehtësira në pika kufitare

Diaspora

Diaspora do të ketë lehtësira në pika kufitare

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 11:32
Ministri i Diasporës dhe Investimeve, Dardan Gashi

Ministri i Diasporës dhe Investimeve, Dardan Gashi ka dhënë një lajmë të mirë për bashkatdhetarët që jetojnë në diasporë. Ai ka thënë se shumë shpejtë do të zgjidhet çështja e pritjeve në pikat kufitare, pas në fillim të javës do të nënshkruhet memorandumi në mes disa institucioneve për krijimin e lehtësirave në hyrje të vendit.

Ai në një intervistë për Kp ka bërë të ditur se ka tentativa që pagesat në kufij të eliminohen.

Gashi: Diaspora do të ketë lehtësira në hyrje të vendit

“Është çështja e pritjeve në kufij që ka qenë gjithmonë temë dhe ankesë e diasporës se për shkak të kartonit të gjelbërit ose aspektit të sigurimit të automjeteve janë detyrua të zbresin nga makinat të presin të krijohen radhë, gjitha këto pas udhëtimeve të tyre të lodhshme. Në fillim të javës së ardhshme do të nënshkruhet memorandumi me kompanitë e sigurimeve me Policinë e Kosovës, Ministrinë e Brendshme edhe ne si ministri incizuese, ku praktikisht kjo praktikë do të ndryshoj në momentin kur jemi gati do të publikojmë se si do të ndryshoj. .... Do të ketë ndryshime në qasje, kurse tentativa është që të eliminohet fare dhe të gjinden një model tjetër“, tha Gashi. 

Arsimimi i diasporës me mësime plotësuese është prioritetit tjetër që ministri i Diasporës thotë se kanë në planë të parë të rregullojnë. Edhe për këtë çështje tha se bashkë me Qeverinë shqiptare do të nënshkruajnë marrëveshje që bashkërisht të gjejnë zgjedhje.

Gashi: Do të ofrojmë arsim plotësues për diasporën

“Pjesa e dytë që gjithmonë është me rëndësi të veçante për ne është arsimi plotësues për fëmijët tanë të diasporës që janë duke u shkolluar në shkollat në vendet ku janë por që kanë nevojë për mësim plotësues. Në fund të nëntorit në mbledhjen e dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës do të nënshkruhet marrëveshja mes dy shteteve ku prej vitit të ardhshme Republika e Shqipërisë dhe e Kosovës bashkërisht do t’i financojnë, bashkërisht përzgjedhin arsimtarët edhe mësueset. Do të ketë një koncenctrim edhe financiar por edhe në aspekt të personelit që të përmirësohet dukshëm edhe kualiteti i arsimit plotësues për fëmijët tanë .Këto janë si dy tema kyçe boshte dhe kjo e dyta do të zgjatë më shumë se nuk është çështje vetëm e vendimeve dy parlamente duhet ta ratifikojnë”, tha Gashi.

Ai beson që brenda këtij mandati do të shihen efektet e bashkëpunimit të ngushtë që do të kenë me Shqipërinë. Po ashtu, ka përmendur edhe çështjen e regjistrimit të diasporës, për të cilën ka thënë se është i kënaqur me të arriturat e këtij projekti.

Gashi: Duhet të jemi më kreativ tek regjistrimi i diasporës

“Regjistrimi ka shkuar ashtu siç ka shkuar, por mua më duke se ka shkuar mirë në kuptim të asaj që ne kemi tash afër 350 mijë bashkatdhetar të regjistruar e dimë ku janë, e dimë përafërsisht se çfarë profesionesh kanë gjitha këto. Duhet të keni parasysh se ky është regjistrim vullnetarë dhe nuk është obligativ. Edhe këtu është dashur që ministria të jetë kreative se ku të gjejë pikat se ku mund të mbledh më shumë, aeroportet, pikat kufitare, organizime të ndryshme, evente të ndryshme. Megjithatë edhe në pikë kufitare është prapë punë vullnetare se a ndalet dikush të regjistrohet a jo. Më gjithë këto vështirësi prapë është besoj një numër i madh që kemi arrit, ministria përpara, dy ministrat e më hershme që të bëjnë një punë të madhe, të kemi këtë regjistër. Natyrisht puna do të vazhdoj. Ne mendojmë se ka ende një numër të madh të regjistruar dhe do të shohim se si t’i gjejmë, si të bëjmë mà « atraktive që edhe këta njerëz t’i prefshim në regjistër”, tha Gashi.

Gashi ka treguar edhe për takimet që ka pasur me shefin e OSBES-së për çështjen e votimit të diasporës. Ai pret që me reformën zgjedhorë të krijohen lehtësira për qytetarët që jetojnë jashtë vendit.

Gashi: Do të u krijojmë lehtësira për votimin e  diasporës 

“Do të kemi takime me KQZ-në. Nuk është vetëm çështje e Ministrisë së Diasporës se si do të votojnë për shkak se është aspekt ligjor, ku mundet dhe si mundet për shkak të ngjashmërinë votës. Ajo duhet të ketë procedurë të akceptueshme prej gjithëve edhe është po ashtu pjesë e reformës zgjedhore e cila pritet të ndodh gjatë këtij mandati, këtij parlamenti. Po gjithsesi ne do të insistojmë që diasporës t’i lehtësohet votimi, qoftë nëpër ambasada, qoftë kjo metoda tjetër, qoftë ndonjë metodë tjetër”, tha Gashi.

Ai ka shtuar se deri tash janë të regjistruar 350 mijë qytetarë që jetojnë jashtë, por nuk është i kënaqure me numrin e pjesëmarrësve të diasporës në zgjedhje.

Gashi: Numri i votuesve nga diaspora është shumë i vogël

“Nëse ne flasim për 350 mijë të regjistruar kurse ne kemi diku 10 mijë votues, numri më i madh që ka ndodhur ndonjë herë 10 mijë, 11 mijë, atëherë shihet dallimi i madh edhe qartë jo funksional. Nuk ka këtu çka bisedohet as çka hijeshohet do të thotë është jo funksional edhe e padrejtë shumë. Kjo duhet të rregullohet, mirëpo po konsensus politik është vështirë të rregullohet“, tha Gashi.

Gashi po ashtu është zotuar se në të ardhmen ka planë që të shfrytëzojë gjithë rrjetin që ka krijuar ministria që ai e drejton me qëllim të nxitjes së investitorëve të huaj në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat