Tragjedi: Nga një aksident trafiku në Austri, humbin jetën tre anëtarët e familjes së Ymer Ymerit

Diaspora

Tragjedi: Nga një aksident trafiku në Austri, humbin jetën tre anëtarët e familjes së Ymer Ymerit

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 09:11
ilustrim

Gruaja, djali dhe e reja, të ish drejtorit të shkollës së Raincës Ymer Ymeri, kanë humbur jetën tragjikisht nga një aksident trafiku në Austri.

Jo zyrtarisht, Lugina-Lajm ka mësuar se, automjeti i aksidentuar po udhëntonte nga Gjermania për në vendlindje, Raincë, ku gjatë udhëtimit nëpër Austri, rreth orës 15:00h, vetura ka rrëshqitur dhe ka dal nga rrugë, ku më pas kanë mbetë të vdekur Midushe Ymeri, Fatos Ymeri dhe Zijavere Ymeri.

Në automjet, ndodhej edhe Ymer Ymeri, ish drejtor i shkollës fillore në Raincë, mirëpo ai ka marrë vetëm lëndime të rënda trupore, dhe është jasht rrezikut për jetë.

Vlenë të theksohet se prindërit Ymer dhe Midushe Ymeri, po ktheheshin bashkë me djalin dhe nusen nga vizita që i kishin bërë të birit tashmë të ndjer Fatosit, në Gjermani./Lugina-Lajm/

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat