Fermeri shqiptar gjen vdekjen tragjike në Itali

Diaspora

Fermeri shqiptar gjen vdekjen tragjike në Itali

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 11:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një shqiptar ka humbur jetën pasi traktori i punës me të cilin ai po kthehej për në shtëpi u përmbys duke e lënë poshtë të pajetë.

Mediat italiane shkruajnë se fermeri 43-vjeçar Deli Mertini u gjet i pajetë rreth orës 22.00 në Varese Ligure, të Italisë. 

Ai jetonte në Tornolo të Parmës. Trupi i tij u gjet i prerë për shkak të incidentit me traktor i cili ra në një zonë të pjerrët.

Ndërsa për nxjerrjen e tij u desh edhe ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. Trupi i pajetë është dërguar në morg për t’iu nënshtruar autopsisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat