Ish-eprorja e UÇK-së emërohet Ushtruese e Detyrës së sekretares në Ministrinë e Diasporës

Diaspora

Ish-eprorja e UÇK-së emërohet Ushtruese e Detyrës së sekretares në Ministrinë e Diasporës

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 15:38
ilustrim

Numri i grave në pozita udhëheqëse është duke u rritur në qeverinë Haradinaj, megjithëse po konsiderohet se ka nevojë ende gratë të marrin përgjegjësi.

Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi ka emëruar Ushtruese të Detyrës së Sekretares, Shyhrete Gosalci, që ka udhëhequr me zyrën ligjore në këtë ministri dhe më vonë me personelin.

Gosalci po mendon se gratë duhet të kenë më shumë pozita ekzekutive, sepse sipas saj, kanë përgaditje profesionale.

Ajo thotë se ka ushtruar detyrën e sekretares edhe më herët, dhe sërish ju ka besuar kjo punë.

“Mendoj se më herët është respektuar më shumë pozita e rëndësishme për femra, sepse për dy vite kam qenë ushtruese e detyrës së sekretares në kohën sa ka qenë ministër Ibrahim Makolli. Kam udhëhequr pozita të rëndësishme në Ministri. Fillimisht kam udhëhequr departamentin ligjor, dhe më vonë udhëheqëse e personelit, dhe jam kolonelë, oficere e lart në TMK kam qenë. E kam përgatitjen adekuate dhe shpresojë dhe femrat tjera në të ardhmen kanë një pozitë të tillë, sepse nuk kanë pozita ekzekutive fermat”, ka thënë Gosalci për lajminet.

Gosalci ka qenë pjesëtare e UÇK-së, eprore në guerilën e Prishtinës, dhe ka po ashtu ka qenë veprimtare në ilegale në LKÇK qysh në vitin 1989 me Afrim Zhitin dhe Bahri Fazliun.

Kujtojmë se në qeverinë Haradinaj janë dy femra që mbajnë pozitën e ministres. Dhurata Hoxhaj është ministre e Integrimeve Evropiane, ndërsa Albena Reshitaj ministre e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat