Shqiptari “harron” se ishte në Itali, tenton të korruptojë policinë, por e pëson

Diaspora

Shqiptari “harron” se ishte në Itali, tenton të korruptojë policinë, por e pëson

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 09:35
Hasim Balliu

Një shqiptar ra në prangat e policisë italiane pasi tentoi të korruptojë uniformat blu. Bëhet fjalë për 38-vjeçarin Hasim Balliu, i cili u arrestua nga policia në provincën e Cerignola-s në Foggia.

Ai u ndalua në stacionin kryesor të Cerignola-s për një shkelje të rregullave rrugore, por për t’i shpëtuar ndëshkimit me gjobë i ofroi 15 euro karabinierëve.

“Merrni këto 15 euro dhe më lejoni të iki,” mësohet t’i ketë thënë shqiptari uniformave blu raporton FoggiaToday.

Por policët italianë kanë refuzuar menjëherë ryshfetin duke e prangosur shtetasin. Tashmë Balliu do të përballet në gjykatë për shkeljen “nxitje korrupsioni”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat