Vrau shqiptarin, prangoset italiani - Bota Sot
Vrau shqiptarin, prangoset italiani

Diaspora

Vrau shqiptarin, prangoset italiani

Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 14:35
Itali

Ditën e nesërme më 1 janar, do të merret në pyetje 26-vjeçarin Gianluca Mazzarelli, i cili mbrëmjen e djeshme u paraqit në kuesturë, ku rrëfeu vrasjen e një shqiptari, Ervin Tola, 31 vjeç.

Ai e goditi me thikë në gjoks pranë bar Oldtimer në rrugën IV Novembre. Vrasja ishte momenti kulmor i një sherri të dhunshëm.

26-vjeçari puljez gjendet në qeli në Novate, ku do të merret në pyetje nga prokurori Emilio Pisante bashkë me gjyqtarin, për hetimet paraprake.

Kufoma e Tolës do t’i nënshtrohet autopsisë në orët e ardhshme.

Hetuesit do të përpiqen të zbardhin në detaje ngjarjen, për të mësuar të gjitha shkaqet e saj dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në krim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera