Tragjedi në Itali, 21-vjeçari shqiptar vdes në aksident

Diaspora

Tragjedi në Itali, 21-vjeçari shqiptar vdes në aksident

Më: 6 janar 2018 Në ora: 17:47
Pamje nga aksidenti

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali dhe ia ka marrë jetën një djali vetëm 21 vjeç nga Shqipëria. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Sarnico të shtetit italian. Mediat italiane kanë bërë me dije se shqiptari po udhëtonte me makinën e tij, kur u përplas me një tjetër makinë, ku udhëtonin disa të moshuar.

Për pasojë, shqiptari ka mbetur i vdekur në vend. Identiteti i tij nuk bëhet me dije. Aksidenti ka ndodhur sot paradite. Raportohet se edhe të moshuarit që ishin në makinën tjetër janë në gjendje të rëndë për jetën. Grupi hetimor i pranishëm në vendngjarje po heton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat