Ky është 21-vjeçari nga Durrësi që humbi jetën në aksident në Itali

Diaspora

Ky është 21-vjeçari nga Durrësi që humbi jetën në aksident në Itali

Më: 7 janar 2018 Në ora: 15:29
Ilustrim

Një tragjedi ndodhi dje në mëngjes përgjatës rrugës në Sarnico, Itali, në kufi me provincën e Brescia-s.

21-vjeçari shqiptar Romario Verjoni nga Maminasi i Durrësit po udhëtonte nga Sarnico drejt Predore-s, kur papritmas ka humbur kontrollin e “Citroen C2”, ka rrëshkitur dhe ka goditur një makinë tjetër, në të cilën udhëtonin tre persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, ku i riu nderroi jetë menjëherë, ndersa ndodhet ne gjendje te rende e ëma e shoferit të makines “Skoda”, që u godit nga i riu shqiptar. 

Gruaja është transportuar me helikopter në spitalin civil të Brescia, ku prognoza nuk është bërë e ditur.  SIpas mediave italiane, Romario Verjoni nuk kishte profesion. Ai jetonte prej disa muajsh tek të njohurit e tij në Sarnico.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat