Dëbohet nga Italia, merr mbiemrin e gruas me shpresë se…

Diaspora

Dëbohet nga Italia, merr mbiemrin e gruas me shpresë se…

Më: 7 janar 2018 Në ora: 17:18
Flamuri i Italise

Për më tepër, ai ka kërkuar një leje qëndrimi në Itali, si pjesëtar i ri i familjes dhe me këtë rast ka besuar se nuk do ta zbulohet identiteti i tij i mëparshëm

Një shqiptar që kishte jetuar në Itali, pasi që e kishin dëbuar, ishte martuar në Shqipëri me një italiane. Meqë e kishte marrë mbiemrin e saj, ai, mendimin se ka ndryshuar identitetin, kishte udhëtuar për në Itali, në Tirolin Jugor, shkruan tageszeitung.it. Por gjërat për shqiptarin 39 vjeçar kanë rezultuar krejtësisht ndryshe. Dëbimi i mëparshëm nga Italia atij i ishte shqiptuar për shkak të veprës penale ushtrim të dhunës seksuale dhe mbi këtë bazë ai nuk kishte të drejtë kthimi në Itali për së paku dhjetë vitet e ardhshme.

Sidoqoftë, dhëndri i ri ka udhëtuar në Itali me dokumente të reja dhe me mbiemër të ri, atë të shtetases italiane, me të cilën ishte kurorëzuar, transmeton albinfo.ch. Për më tepër, ai ka kërkuar një leje qëndrimi në Itali, si pjesëtar i ri i familjes dhe me këtë rast ka besuar se nuk do ta zbulohet identiteti i tij i mëparshëm. Por, autoritetet e Kuesturës së Meranit ishin bërë kureshtarë kur kishin parë se banori i ri i këtij qyteti po vinte me një mbiemër shumë të përhapur në Meran. Pas kontrollimit pasues ata e gjetën identitetin e vërtetë të shqiptarit, përcjell albinfo.ch. Si rezultat, ai do të detyrohet të vuajë mbetjen e dënimit të mëhershëm me burg dhe në fund, të dëbohet sërish.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat