Shpallet i hapur procesin e kualifikimit për Investitor Strategjik

Diaspora

Shpallet i hapur procesin e kualifikimit për Investitor Strategjik

Më: 13 janar 2018 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike e shpallë të hapur procesin e kualifikimit për Investitor Strategjik në Republikën e Kosovës.

Me dy të fundit të aprovuara nga katër sa ishin, pakoja e udhëzimeve administrative është kompletuar tashmë dhe kështu implementimi i Ligjit për Investime Strategjike zyrtarisht ka marr Dritën e Gjelbër.

“Kjo qeveri e Kryeministrit Haradinaj ka premtuar investime dhe unë sot jam i gëzuar që kemi arritë të përmbyllim shpejt fazën përgaditore për të nisë një kapitull të ri për Republikën dhe shoqërinë tonë. Interesimi i Investitorëve të huaj po dhe ata nga Diaspora shqiptare është I dukshëm dhe ka nisë nga fillimi i mandatit dhe tani mund të përmend 4 kompani serioze që presin të listohen si investitorët e parë strategjik në Republikë”, ka thënë me këtë rast, zv.kryeministri dhe njëherësh ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi. 

Qeveria e Republikës së Kosovës muajve të fundit ka ndërmarrë një sërë masash lehtësuese si heqja e taksës për makineritë dhe mjetet përfshirë eliminimin e burokracisë administrative për Investitorët Strategjik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat