Britani pranga hajdutit shqiptar, policia e dallon nga ora e shtrenjtë në dorë - Bota Sot
Britani pranga hajdutit shqiptar, policia e dallon nga ora e shtrenjtë në dorë

Diaspora

Britani pranga hajdutit shqiptar, policia e dallon nga ora e shtrenjtë në dorë

Më: 15 janar 2018 Në ora: 09:44
Ilustrim

Një 23 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Britani, pasi u kap me disa ora dhe një portofol të vjedhur.

Emigranti shqiptar është identifikuar si Dorian Puka, i cili sapo kishte përfunduar dënimin e tij prej 9 muajsh për grabitje dhe pasi ishte kthyer në Shqipëri ai kishte arritur që të kthehej në Britani në mënyrë të jashtëligjshme sipas Dailymail.

Shqiptari u arrestua në Jug-Perëndim të Londrës, ku patrulla arrriti ta dallojë nga një orë e shtrejntë që mbante në dorë, dhe pas u ndalua atij iu gjetën dhe shumë ora të tjera të shtrejnta dhe një portofol të cilat shqiptari nuk mund ti justifikonte.

Pas arrestimit policia vendase e ka lidhur atë edhe me disa vjedhje të tjera në atë zonë.

Përpos kësaj arrestimi i tij ka bërë që Britanikët të vihen në dyshim se sa të sigurtë janë kufijntë e tyre dhe mund të shtojnë edhe më shumë masat e sigurisë në pikat doganore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera