Ne Linz të Austrisë u kremtua jubileu i Kosovës

Diaspora

Ne Linz të Austrisë u kremtua jubileu i Kosovës

Nga: Ismet Sinani Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 15:11
Foto nga kremtimi i Pavarësisë

Në Linz të Austrisë, per nder te Pavarësisë se Kosovës, në praninë e shumë bashkatdhetarëve nga mësuesit shqiptare ne Austrinë e Epërme, Izri Rexha, Rafete Kosumi, Linda Lilaj dhe Ismet Sinani, u organizua dhe u mbajt një koncert me recitime, kenge e valle burimore shqipe.

Në këtë eveniment festiv, përveç një numri të madh të bashkatdhetarëve, morën pjesë edhe shumë veprimtarë dhe shoqata shqiptare.

Fillimisht, fjalën hyrëse u paraqiti z.Izri Rexha, mësues dhe aktivist. Ai lexoi një historik të shkurtër mbi proceset dhe zhvillimet shoqërore deri te akti final i shpalljes së “17 Shkurtit” - Ditës së Republikës së Kosovës.

Ndër to, në shenjë nderimi dhe përkrahjeje të mësuesve në këtë Land, sikur edhe për aktivitetin që e ndërmorr nga mësuesit, mori pjesë edhe Shoqata e Mësuesëve Shqiptarë “Naim Frashëri”, në Austri.

Ndër tjera, SHMSH promovoi librin “Kur lind dielli” të autorit z.Izri Rexha, ndërsa për rolin dhe rëndësinë e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, sikundër edhe në sensibilizimin dhe vetedijesimin e bashkeatdhetareve tane per nje zhvillim edhe me efikas të procesit mësimor ne gjuhen shqipe folën z.Mirdije Berisha, kryetare dhe z.Ismet Sinani, anëtar i Kryesisë i kësaj shoqate.

Një vend me rëndësi zunë recitimet, këngët dhe vallet popullore shqipe, të cilat u ekzekutuan në mënyrë të shkëlqyeshme nga nxënësit e mësimit plotësues në gjuhën shqipe.

Në shenjë kujtimi të 550 vjetorit të vdekjes se kryeheroit kombëtar, Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, nga kori i nxënësve u këndua kënga “Moj e bukura More”.

Një informacion mbi zhvillimin dhe funksionimin e Klubit futbollistik“Dardania” foli z.Ramiz Selimi, kryetar.

Programin e begatuan edhe dy këngetarët shqiptare, z.Malush Krasniqi dhe Burim Kasumi.

Në shenjë respekti, organizatori u ndau mirënjohje sponzorëve te4 cilët ndihmuan ne4 financimin e këtij evenimenti.

Duhet theksuar se programin festiv e prezentoi dhe e moderoi zonjusha Xheneta Maqastena, ndërsa koncerti në fund u cilësua dhe u vlerësua mirë i organizuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat