Festë në Boras te Suedisë për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Republikes së Kosoves

Diaspora

Festë në Boras te Suedisë për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Republikes së Kosoves

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 09:28
Boras 17 shkurt 2018

Shqiptarët që jetojnë në Borås të Suedisë me 17 Skurt  kishin festë të madhe në objektin Parkhallen te këtij qyteti i cili ishte i mbushur me pjesëmarres.

Shoqata shqiptare  Dardania nga qyteti Borås e cila numron mbi 800 antarë me veprimtaret e vetë mbajti manifestimin për shenimin e 10-të vjetorit te Pavarësisë se Republikes se Kosoves.

Pas intonimit të Hymnit të Kosovës kënduar nga Yll Demaj dhe atij të shtetit suedez kënduar nga Arjeta Binaku u mbajt pjesa akademike dhe ajo kulturore e muzikore. Në pjesën akademike foli përfaqësuesi i qytetit të Boråsit Ulf Olsson kryetar i Boråsit i cili e vëlerësoi lartë kontributin e shoqates Dardania në ruajtjen e gjuhes dhe kultures shqiptare dhe kishte kënaqësin qe ishte në këtë mbrëmje për ta kremtuar 10 vjetorin e pavarësisë së Kosoves. Një fjalë rasti e mbajti edhe Muharrem Binaku kryetar i shoqates Dardania në Borås.

Image

Në pjesën kulturo-muzikore, me program të zgjedhur u prezantuan ansamble muzikore të fëmijve,të rinjëve  dhe të rriturve nga shoqata Dardania të cilët moren shumë duartrokitje nga të pranishmit. Mbrëmjen e begatuan edhe prezenca e Këngëtarve Dervish Kuqi i cili e këndoi këngen e Pavarësisë  e në veqanti këngëtari i mirënjohur nga Kosva Yll Demaj.

Kjo mbrëmje u moderua nga antarja e shoqates Dardania Rina Sllovinja!

Rustem Rama

Shoqata shqiptare Dardania,Borås

Borås, Suedi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat