Një shqiptar është qëlluar disa herë me thikë në shpinë nga një tjetër shqiptar, në mes të qytetit të Firences.
Emri i shqiptarit ende nuk është bërë i ditur. Mësohet se ai, disa prej goditjeve i ka marrë afër zemrës, dhe momentalisht ndodhet në spitalin e “Careggi” në gjendje të rëndë.
Sulmuesi është larguar ndërsa i plagosuri mësohet se kishte shkuar deri në një pikë karburanti ku kishte kërkuar ndihmë.