Britani, arrestohen 5 emigrantë shqiptarë

Diaspora

Britani, arrestohen 5 emigrantë shqiptarë

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 19:38
Oficerët e zbatimit të emigracionit

Pesë shtetas shqiptarë janë arrestuar pas një bastisjeje të emigracionit në Monmouthshire dhe janë vendosur të dëbohen nga Britania e Madhe.

Zyrtarët lokalë, së bashku me oficerët e zbatimit të emigracionit nga "Home Office", vizituan një shtëpi në Monmouth të martën.

Katër burra të moshës ndërmjet 22 dhe 24 vjeç, së bashku me një grua 21 vjeçare, u arrestuan pasi u gjetën të jenë persona të paligjshëm në vend.

Ata mbeten në paraburgim të imigracionit, ndërsa do të ndërmerren hapat për largimin e tyre nga Mbretëria e Bashkuar.

PC Jenny Morgan, nga Policia e Gwent, tha të martën: "Sot, katër burra dhe një grua, të gjithë në të njëzetat e tyre që ishin në mënyrë të paligjshme në Britani të Madhe u arrestuan nga stafi i Agjencisë Kufitare në një operacion të përbashkët me policët e Monmouth".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat