Numri i migrantëve të paligjshëm që hyjnë në Zvicër është pothuajse përgjysmuar në krahasim me 2016, sipas autoriteteve doganore zvicerane.
Administrata e doganave të shtetit njoftoi sot, se policia kufitare zbuloi se 27.300 persona ishin në mënyrë të paligjshme në Zvicër në vitin 2017, ndërsa një vit më herët u raportua gati 49.000 raste.