Letër Nënës…

Diaspora

Letër Nënës…

Nga: Haki Latifi Më: 16 maj 2018 Në ora: 12:16
Haki Latifi me nënën e tij

E di që u benë sot 1 vjet që s’të kam pranë, e di qe diku mes reve veshtron dhe buzëqesh, e di që pranë të kam në çdo frymëmarrje, në çdo fëshferimë gjetheje, dhe e di që qesh kur më sheh që qesh, trishtohesh kur me sheh të merzitur. Por…Ti Mbretëresha ime, me ty kur të jem; më fal çdo shqetësim, çdo mërzitje, çdo pikë loti në sy…

Nuk di pse mes nesh gjatë kësaj kohe prej se shkove në përjetësi…është krijuar një distancë e zbrazët dhe e madhe…e nuk di kë duhet të fajësoj për këtë …veten që jam mbyllur kaq shumë….apo ty që nuk më pyet më se si jam…Unë erdha në përvjetorin e parë… dhe prisja që Ti do të më del përpara që të të përqafoj dhe të më pyesish për rrugën e bërë, për nipat dhe mbesat… për pengesat gjatë rrugës…e unë të pyes për lodhjet e tua…hallet e tua…dhe ditëlindjen e 86 që do festonim bashkë…

Ehh, mua tani në fyt më mblidhet një lëmsh i madhë…të cilin as e kapërcej e as e nxjerr dot…

Nënë, sot kam nevoj të flas me ty…të të them se si ndihem…dua të bërtas nga shpirti se si jam….e ti prap nuk më pyet dhe nuk më fletë kurr moj Nënë …

E dashura ime Nënë … ndoshta me vepra nuk jam shumë i zoti të të shpreh se sa të kam dasht…tash, mundohem të nxjerr nga shpirti gjithçka që ndjej për ty…ndoshta luhatjet e mia të shpeshta më kanë bllokuar të të them se sa e shtrenjtë ishe për mua!

Nënë, e mira ime…e lodhur dhe e munduara- shpirti im…Ti që kishe bukuri të rrall shpirtërore…kishe pasuri te madhe në zemrën tënde…të cilën unë jam munduar ta trashëgoj…por jo…nuk afrohem as në fijen e hollë siq ishe… sepse, Ti ishe feneri i parë i jetës sime.

E bukura Nëna ime, sa e bukur ishe!...me ata dy sy të mrekullueshëm, të zinjë si nata…por të pastër e të çilter si hëna e bardhë….me fytyrën që unë e adhuroja gjithë jetën…sa doja të të ngjaja ty…të kopjoja në detajet më të imta…të isha si Ti…i mirë si Ti…me zemrën tënd të bardh, për të të parë gjithmonë të qeshur…

Tani, ne pasardhësit jemi si yjet …e Ti je Hëna jonë, atje lartë në qiell afër Zotit …Ndërsa ne, do jemi perherë pas teje…që të admirojmë e të shprehim se sa shumë të duam…se të patëm ilaç shpirti…oksigjen…jete…

Sepse, faleminderit i takojnë Zotit që na dhuroi një Nënë si ty…goj ëmbël…e zemër bardh…

E di që askush prindit nuk mund ti del hakut…unë ty, të kam borxh dhe nuk mund ta kthej nga nata e 16 majit 2017 në ora 00.15 kur Ti ike në përjetësi dhe kjo foto e fundit me ty, të më shoqëroj gjatë jetës.

Ti, Mbretëresha ime… na bëj hallall, për netët dhe ditët që ti ”vodhëm” padrejtësisht atëherë kur, ato qindra mijëra netë pa gjumë, e pa ngrënë, e lodhur nëpër të ftohtin e dimrave të dikurshëm, të dobësuan të ligën për të na rritur dhe edukuar…por prapë në fytyrën e venitur buzëqeshja kurrë nuk të humbi…dhe nuk të dëgjuam kurrë të ankoheshe. 

E mbaj mënd sa herë e shijonim ushqimin të gatuar me ato duar t’ua të bardha…sepse ti ishe kuzhinierja më e mirë në botë, ti buzëqeshje dhe na jepje edhe pjesën tënde...ne s’menduam kurrë se ti që punoje gjithë ditën rrije ndonjëherë edhe pa ngrënë.

Ti fisnikja ime, ashtu si të njoha të bukur dhe e bukur ike…Shpirti dritë t‘u bëftë! E dashur Nënë, kjo letër kurrë s’do të vi aty ku je ti, dhe unë e di këtë, por unë nuk do vë adresë… Ti nuk ke nevojë për adresë, mbi të do të shkruaj me lot; Dërgon: Biri Yt,………Merr Nëna!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat