Në Austri u mbajt Kampionati i Diturisë WELSI 2018

Diaspora

Në Austri u mbajt Kampionati i Diturisë WELSI 2018

Nga: smet Sinani Më: 1 korrik 2018 Në ora: 11:51
Austri

Nën përkujdesjen e Shoqatës të Mësuesëve „Naim Frashëri“ në Austri u organizua dhe u mbajt Kampionati i Diturisë, i 18- ti me radhë,  WELSI  2018.

-Në këtë Kampionat, përveç një numri të konsideruar shoqatash nga Austria, mori pjesë  edhe konsulli i akredituar në Vjene, z.I. Lladrovci.

-Programin e Kampionatit të Diturisë, veç garës për dije, që ishte pjesa kryesore, skena programore festive u begatua edhe me poezi, këngë, skeçe e valle tjera burimore shqipe

-Nga ministritë shqiptare, MD nga R. e Kosovës dhe nga MD e R. së Shqipërisë, nuk mori pjesë askush.

-Në fund të programit, mësuesëve/seve  me përvojë më të gjatë në arsim në Austri , Ismet Sinani  (25 vite) dhe Bukurie Limani, (20 vite), ju ndanë mirënjohje meritore.

-Këtë projekt të SHMSH „N. Frashëri“ në Austri e financoi MD e R. së Kosovës

Para një numri të madh të bashkatdhtarëve, në Alkoven (EFERDING) të Austrisë, u mbajt Kampionati i Diturisë, i 18-ti me radhe, WELSI  2018.

Image

Pasi që u ekzekutuan dy himnet shqiptare(Shqipëri,Kosovë), programin e hapi nikoqirja e Kampionatit, mësuesja Rafete Kosumi. Ajo, pasi që paraqiti pikat e programit, përshëndeti të panishmit, e me theks të posaçëm, nënat shqiptare për përkrahjen dhe ndihmen në përgatitjen e ushqimit me specialitete të ndryshme nga kuzhina shqiptare.

Nga këtu, më pastaj, nxënësit, mësueset/sit, shoqatat shqiptare, publikun e përshëndetën : kryetarja e SHMSH „N. Frashëri“, z.Miradije Berishaj. e cila, në mes tjerash në fjalën e saj të rastit theksoi „Kuizi i Diturisë padyshim është një ngjarje e rëndësishme arsimore, edukativo-kulturore; është një pasqyrë e qartë dhe realitet i punës së palodhur të mësueseve/sëve, dhe  njëkohësisht një angazhim i vullnetshëm i nxënësve, që përveq mësimeve që i ndjekin në shkolla, të merren edhe me aktivitete jashtmësimore. Po ashtu, ajo, për organimin e mirë të këtij Kuizi, falenderoi nikoqiren, mësuesen Rafete Kosumin dhe gjithë kolegët/get , MD të r. së Kosovës, që ndihmuan në realizimin e këtij evenimenti,  ndërsa nxënësve ju uroj shumë fat dhe suksese.

Shoqatën e MSH, nxënësit, publikun e përshëndetën, në emër të Ambasadës të R. së Kosovës, edhe konsulli ynë në largim, z.Imer Lladrovci, z. Isa Kosumi, tani konsull i ri i ngarkuar në Ambasadën e R. së Kosovës në WIEN. përfaqësuesi i KKSHSH nga Steiermarku(GRAZ), z.Bashkim Shala.

Paraprakisht,detyra e moderatorit, që të moderoi programin festiv, iu besua mësuesit me përvojë, Osman Ademi, ndërsa për juri ishin caktuar; Ismet Sinani (kryetar), Qefsere Bislimi dhe Antigona Elshani(anëtare).

Fillimisht, programi filloi me vallen e „ILIRISË“, nga nxënëset e mësueses Rafete Kosumi(Wels),  për të vazhduar  në vijim me pozi, këngë, skeç e valle të tjera.

Që të gjtha pikat(poezitë, 8-të, nga temat më të ndryshme), këngët(tri këngë), skeçi „Humbe gjuhën, je i humbur“, që trajtonte një temë mjaft simbolike dhe të ndjeshme për realitetin shqiptar dhe vallet popullore, ishin të një rëndësie dhe vlere të veçantë.  

Me sukses evident e mahnitës, grupet valltare të nxënëseve, u shquan sidomos në ekzekutimin e valleve  „Vallja tradicionale me motive tropojane“,  e ekzekutuan vajzat nga Grazi,(nxënëse nga mësuesja Bukurie Limani), vallja „Shamia e beqarit“, vallja „Vallja e Librazhdit“ (nxënëse nga mësuesja, Rafete Kosumi).

Derisa jemi këtu, ato, pra vallet, në përgjithësi, paraqitën njërën nga pikat më joshëse dhe më të bukur të programit.

Dhe krejtësisht për në fund të programit me nxënës ishte caktuar Kampionati i Diturisë.

Për këtë garë, në të dy nivelet, u paraqitën 10 ekipe.

Pas një gareje të fortë dhe mjaft të barabartë, në fund, fitues dolën grupet e nxënësve:

Për nivelin e ultë (të vegjlit):  

 1)“Afrim Zhitia“ (Baden), mësues, Ibrahim  Hasanaj

 2)“Zogjtë“, (Wien), mësuese, Miradije Berishaj

 3) „Fluturat“ (Wien), mësues, Osman Ademi, ndërsa për

nivelin e lartë(të rriturit) në tri vendet e para u radhitën:

„Iliria“, (Wels), mësuese, Rafete Kosumi

„Foleja“, Treisen, mësuese, Antigona Elshani

„Dituria“, (Graz), mësuese, Bukurie Limani

Shoqata e MSH „Naim Frashëri“ në Austri, në shenjë respekti dhe kntributi për punën e palodhshme dhe të pandërprerë në shërbim të zhvillimit dhe të avansimit të gjuhës shqipe si mësim plotësues, dhe përgjithësisht të Shkollës Shqipe në mërgatë(Austri), u ndau mirënjohje: mësuesit ISMET SINANI (në LINZ, 25 vite punë në arsim) dhe BUKURIE LIMANI (në GRAZ, 20 vite punë në arsim).

Duhet shtuar se moderimi i këtij Kampionati u udhëhoq ne mënyrë mjaft profesionale nga Osman Ademi, derisa, po kështu, edhe jurija,  e kreu detyrën e vet me mjaft kompetencë dhe autoritet.

Dhe në përfundim, Kampionati i Diturisë, i 18-ti me radhe, nga të gjithë të pranishmit u vlerësua me notë shumë të lartë dhe u falenderua, po kështu ,edhe shoqata, për punën dhe angazhimin e saj të madh në kultivimin dhe në zhvillimin e procesit mësimor në gjuhën shqipe.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat