Vrasja me thikë e shqiptarit 35 vjeçar, arrestohen dy persona në Londër!

Diaspora

Vrasja me thikë e shqiptarit 35 vjeçar, arrestohen dy persona në Londër!

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 08:20
Pamje nga ngjarja

Vrasja e shqiptarit, Edmond Jonuzit në Angli po duket se ka vënë  në drejtësi. Për këtë, autoritetet britanike kanë arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e 35 vjeçarit.

Dy të dyshuarit, janë të moshës 23 dhe 21 vjeç. Megjithatë, emrat e tyre nuk bëhen të ditur. Të njëjtit u arrestuan t ë ejnten dhe lajmi për kapjen e tyre është konfirmuar edhe nga Policia Metropolitane.

Ndryshe, Jonuzi, i njohur edhe me emrin Edmond Preci mbeti i vrarë në mbrëmjen e 9 qershorit pranë një stacioni metroje në Tottenham të Londrës.

Kujtojmë, se shqiptari 35 vjeçar Edmond Jonuzi ka humbur jetën për shkak të goditjes me thikë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat