Shqiptarin e kapin tek "zona" ku vidheshin të moshuarit

Diaspora

Shqiptarin e kapin tek "zona" ku vidheshin të moshuarit

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 08:32
Foto ilustrim

Ai ishte duke blerë në treg dhe për të u vendosën prangat, duke u arrestuar kështu nga karabinierët e stacionit të Vigentino.

Kjo ndodhi mëngjesin e së shtunës (11 gusht) në tregun lokal të Via Oglio (zona Corvetto në Milano). Në telashe përfundoi një 29 vjeçar shqiptar, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër burgimi disa orë më herët.

Karabinierët, siç raportohet nga komanda provinciale e Milanos, po patrullonin tregun e veshjeve të modës për të parandaluar vjedhjen e mundshme të të moshuarve kur panë 29 vjeçarin, një fytyrë e njohur për ta.

Pasi i kontrolluan dokumentet, u vërtetua se për të ishte lëshuar një urdhër-arresti nga Gjykata e Milanos të premten. 29 vjeçari ishte dënuar me 3 vjet burg për krime kundër pronës të kryera në Milano midis vitit 2012 dhe 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat