Shqiptari i arrestuar në Itali: Qëllova me armë kushëririn se kisha frikë

Diaspora

Shqiptari i arrestuar në Itali: Qëllova me armë kushëririn se kisha frikë

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 07:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Teksa pritet të dalë nesër përpara gjykatës, shqiptari i arrestuar për plagosjen me armë të kushëririt të tij, ka zbuluar edhe arsyet që e çuan të shkrepte pistoletën.

Marjol Veqo, 38 vjeç, ndodhet në burgun e "Villa Andreino" në Spezia, nën akuzën e tentativës së vrasjes së kushëririt të tij 35 vjeçar, i plagosur në këmbë. Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje në lagje popullore të Canaletto-s.

"Ansa" shkruan se detaje të mëtejshme dalin nga hetimet e kryera nga karabinierët. Veqo u tha hetuesve se kishte qëlluar për shkak të frikës. Sipas hetuesve, 35 vjeçari kishte punuar disa kohë në ndërmarrjen e kushëririt të tij, një kompani nënkontraktore ndërtimi.

Më pas, disa mosmarrëveshje në punë do të çojnë në ndarjen dhe grindjet e përhershme të familjes, e cila kulmoi pak kohë më parë me rrahjen e Veqos, i cili pësoi një frakturë. Pastaj, episodi i së shtunës në mbrëmje pranë një bari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat