Diaspora shqiptare kërkon intervenimin e Evropës - Bota Sot
Diaspora shqiptare kërkon intervenimin e Evropës

Diaspora

Diaspora shqiptare kërkon intervenimin e Evropës

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 13:50
Alisetar Ramadani

Kështu si trajtohet, kam frik se interesimi i diasporës për vendlindjen do të tretet! Kësaj vere kjo diasporë u keqtrajtua në kufi duke pritur edhe 8 orë në kufijtë e Ballkanit kudo, Serbi, Shqipëri, Maqedoni, por edhe në Kroaci!

Kjo diasporë u keqtrajtua për nxjerrjen e dokumenteve personale, kjo diasporë u kritikua ashpër kur veturat e tyre gjendeshin gjithandej për shkak të mungesës së parkingjeve dhe infrastrukturës së mirëfilltë në qytetet tona, Kjo diasporë, do të bën gjithçka që jo vetëm referendumin, por edhe vendlindjen ta bojkoton e të mos e viziton të paktën 2 vjet radhazi, të binden të gjithë se sa humbin këto shtete kur diaspora bojkoton, dhe sa e rëndësishme është ajo!

Diaspora e dëgjueshme dikur ka vdekur, nuk është më, kaloi ajo kohë, diaspora është faktor dhe ajo duhet patjetër të pyetet dhe dëgjohet e jo t'i imponohen gjerat si ju teket qeverive të shteteve të Ballkanit, sidomos qeverisë së Maqedonisë e cila na imponoi ministër të diasporës pa u konsultuar me diasporën, e cila na imponoi drejtor të migracionit pa u konsultuar me diasporën!

Dhe pastaj kërkojnë votën e diasporës kur ju duhet atyre? Jo, diaspora ka përfaqësuesit e saj, dhe jemi ne që propozojmë ministër të diasporës dhe drejtor të migracionit e jo të na imponohen njerëz partiak. Ne jemi të revoltuar për neglizhencën dhe injorimin që na bëhet, prandaj do të bëjmë çmos që Maqedonia aktuale, por edhe Serbia dhe Shqipërisë të ndjenjë fuqinë e diasporës duke i bojkotuar rrugët e tyre, qëndrimin në këto shtete.

Alisetar Ramadani, sekretar i përgjithshëm i Ldshm Shba Evropë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...