Kush është i riu shqiptar që humbi jetën në aksident në Itali! - Bota Sot
Kush është i riu shqiptar që humbi jetën në aksident në Itali!

Diaspora

Kush është i riu shqiptar që humbi jetën në aksident në Itali!

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 21:16
I riu ka lënë pas gruan dhe një vajzë 2 vjeçe.

Ditën e sotme një 22 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi ka pësuar aksident me motor.

Mediet italiane raportojnë se aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Fano, pranë Ankonas. Shqiptari, Gersi Ura, 22 vjeç, baba i një vajze 2 vjeçe, ishte duke u kthyer nga puna në momentin e aksidentit aksidentit, pasi punonte si kamerier në një restorant.

 I riu ka lënë pas gruan dhe një vajzë 2 vjeçe.

Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes e njoftuar nga dëshmitarët, por fatkeqësisht i riu nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve të marra dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia nisi hetimet për shkaqet e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...