Arrestohet ‘Diabolik’-u shqiptar, shpëtojnë dy hajdutët bashkëpunëtorë, ja çfarë gjeti policia italiane

Diaspora

Arrestohet ‘Diabolik’-u shqiptar, shpëtojnë dy hajdutët bashkëpunëtorë, ja çfarë gjeti policia italiane

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 23:42
Shqiptari 26-vjeçar u shoqërua në Polici, dhe u mësua se ai nuk kishte dokumente për qëndrim të rregullt në Itali.

Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar në Modena, Itali, për tentativë vjedhje të një shtëpie në bashkëpunim me dy "kolegë të punës", aktualisht të paidentifikuar.

Ishte një informacion i mbërritur në numrin e emergjencës së Policisë, sipas të cilit një fqinj i banesës që u tentua të vidhte, lajmëronte se kishte dëgjuar zhurma dhe kishte parë persona të dyshimtë, në shtëpinë e fqinjëve, për të cilët ai e dinte që nuk ishin në qytet për momentin.

Kur arritën agjentët u befasuan kur panë një njeri që vraponte, i veshur me të zeza dhe me doreza. Ata e bllokuan atë. Në momentin e prangosjes, atij ju gjetën dy kaçavida me gjatësi 16 cm dhe një kartë identiteti. Gjithashtu në shtëpinë e tentuar për tu vjedhur, u gjet edhe një kriko makine e përdorur për të thyer kangjellat.

Shqiptari 26-vjeçar u shoqërua në Polici, dhe u mësua se ai nuk kishte dokumente për qëndrim të rregullt në Itali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat