Shqiptari dhunon bashkëshorten italiane, e pëson keqazi - Bota Sot
Shqiptari dhunon bashkëshorten italiane, e pëson keqazi

Diaspora

Shqiptari dhunon bashkëshorten italiane, e pëson keqazi

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 12:49
Itali

Një 30 vjeçar shqiptar përfundon në prangat e policisë italiane.

Shqiptari me inicialet S.F është denoncuar nga bashkëshortja e tij për ushtrim dhune.

Mediat italiane shkruajnë se 27-vjeçarja ka treguar se ai e dhunonte vazhdimisht, madje edhe e kërcënonte se do ta vriste fare.

Në kuadër të dëshmisë dhe të verifikimit të fakteve, duke e konsideruar rrezik edhe për fëmijët e vegjël, policia vendosi ta cojë atë pas hekurave.

Ndërkaq policia italiane bën apel ndaj grave të mos heshtin ndaj rasteve të dhunës në familje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...