Diaspora e Kosovës paralajmëron protestë kundër Qeverisë më 28 nëntor në Prishtinë

Diaspora

Diaspora e Kosovës paralajmëron protestë kundër Qeverisë më 28 nëntor në Prishtinë

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 17:52
“Diaspora kundër Qeverisë së Korruptuar”

Një grup i quajtur “Diaspora kundër Qeverisë së Korruptuar”, i shpërndarë në rrjetin social Facebook, ka paralajmëruar protestë në sheshin Skënderbeu në Prishtinë më 28 nëntor të këtij viti.

“Me 28 nëntor, Kosova nuk ka asnjë arsye të festoj derisa të udhëhiqet nga njerëz të korruptuar dhe të kriminalizuar. Diaspora kosovare të organizohet dhe të jap kontributin e sajë në këtë drejtim.  Ky organizim nuk është i organizuar nga asnjë parti politike por thjeshtë nga Kosovarët që jetojnë në diasporë e të cilët duan që ta japin kontributin e fundit për ta çliruar përfundimisht Kosovën”, thuhet në njoftimin e grupit, për të cilën edne nuk duhet se nga kush është krijuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat