LDK në Suedi: Qëndrimet e Thaçit, çojnë në konflikt të rrezikshëm

Diaspora

LDK në Suedi: Qëndrimet e Thaçit, çojnë në konflikt të rrezikshëm

Nga: Bota sot Më: 1 shtator 2018 Në ora: 12:17
LDK

Kryesia e Degës së LDK në Suedi, përmes një komunikate për media, ka dalë kundër idesë së presidentit Hashim Thaçi, për shkëmbim territoresh me Serbinë.

LDK në Suedi, ka thënë se i konsideron të rrezikshme qëndrimet e presidentit, pasi sipas saj, përpjekjet për tjetërsimin e teritorrit dhe pasurisë së Kosovës çojnë në konflikt të rrezikshëm, i cili mund të ketë pasoja të paparashikueshme, përcjel Bota sot.

Reagimi i plotë:

Kryesia e Degës së LDK në Suedi po i ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në Kosovë, përkatësisht ajo që quhet finalizim i bisedimeve të presidentit Thaçi me homologun e tij serb Vuçiq.

Jemi në përkrahje të plotë të qëndrimeve të LDK në Prishtinë dhe mekanizmave të saj sa i përket  integritetit të kufijve të Kosovës, në bazë të të cilëve Kosovën e kanë pranuar 114 shtete me kufijt ekzistues në bazë të cilëve janë arrijtur të gjitha marëveshjet ndërkombëtare për Kosovën dhe me Kosovën.

Asnjë lojë fjalësh korigjim, ndarje apo këmbim territoresh nuk e arsyeton veprimin e presidentit Thaçi i cili asnjëherë drejt për së drejti nuk ka marrë mandatin e popullit për të bërë marrëveshje të tilla me Serbinë e as të Parlamentit të Kosovës, i cili me të zgjedhurit e popullit ka obligim kushtetues të vendosë mbi kompetencat e Presidentit.

Konsiderojmë se këto qëndrime të Hashim Thaçit janë shumë të rrezikshme për Kosovën, për pasuritë natyrore të Kosovës të cilat i kanë takuar dhe i takojnë popullit të saj dhe gjeneratave të ardhshme si pronë me të cilën kanë të drejtë menaxhojnë dhe ti shfrytëzojnë vetëm qytetarët e Kosovës. Përpjekjet për tjetërsimin e teritorrit dhe pasurisë së Kosovës çojnë në konflikt të rrezikshëm i cili mund të ketë pasoja të pa parashikueshme pik së pari  për Kosovën, po edhe për gjithë Rajonin.

Miqët tanë me forcat e NATOs për 72 ditë bombarduan caqet ushtarake serbe pikërisht për ruajtjen e territorit të Kosovës dhe njerëzve të saj, e kursesi as për ndarje, këmbim apo korigjim të Kosovës.

Ne veprimtarët në Diasporë për një dekadë punuam shumë për ta bindur bashkësinë ndërkombëtare që të nderhyjë dhe ta shpëtojë popullin e Kosovës nga terrori shtetëror i regjimit të Millosheviqit i cili kishte për qëllim ta pastrojë etnikisht Kosovën dhe të "korigjojë" e të "këmbejë" territorin e Kosovës. Për shpëtimin e Kosovës dhe pavarësinë e saj, Presidenti Historik i Kosovës dr. Ibrahim Rugova arrijti të krijojë miq të fuqishëm si SHBA dhe shtetet më të fuqishme evropjane, dhe nëpërmjet tyre ndikoi në intervenimin e NATOs.

NATO nuk do të ndërhynte fare po qe se populli i Kosovës do të ishte i pajtimit për kso pazare të ndryshimit të kufijve. Me këto pazare të reja të presidentit Thaçi, Kosova jo vetëm se do të zhbëhet por do ti humbë përfundimisht këta miqë të cilët i krijuam me shumë mund, gjak e sakrifica.

Êshtë koha e fundit që të gjithë, të gjitha partitë, OJQ, të gjithë qytetarët, në format përkatëse demokratike të ushtrojnë ndikimin e tyre që të shpëtohet territori  dhe sovraniteti i Kosovës, të ndalohet Hashim Thaçi duke patur kujdes që me mençuri dhe urtësi të ruajmë njëri tjetrin dhe Atdheun!

Kryesia e Degës së LDK në Suedi

Qibrije Hoxha, kryetare

Stokholm

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat