Drejt plazhit me 10 kg drogë në makinë, arrestohet i riu shqiptar

Diaspora

Drejt plazhit me 10 kg drogë në makinë, arrestohet i riu shqiptar

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 07:16
Foto ilustrim

Një i ri shqiptar në Itali është vënë në pranga pasi në makinën me të cilën lëvizte janë gjetur rreth 10 kg hashash, raportojnë këtë të shtunë mediat lokale.

Sipas të njëjtave burime: makina me të cilën lëvizte 26-vjeçari (identiteti i të cilit nuk behet i ditur) është ndaluar për një kontroll rreth orës 18:30 të 29 Gushtit në autostradën në Orte.

Ai u tha agjenteve se ishte drejtuar për në plazh në Cesena. Nga kontrollet, në bagazhin e makinës u gjet edhe lënda narkotike.

Mëngjesin e një ditë më parë, doli para gjykatës së Viterbo-s ku u njoh me masën e siguresë së arrestit me burg. I riu shqiptar akuzohet për posedim droge me qëllim trafikimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat