“Nuk mendova se e godita aq shumë”, flet vrasësi i shqiptarit, baba i dy fëmijëve - Bota Sot
“Nuk mendova se e godita aq shumë”, flet vrasësi i shqiptarit, baba i dy fëmijëve

Diaspora

“Nuk mendova se e godita aq shumë”, flet vrasësi i shqiptarit, baba i dy fëmijëve

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 22:24
Foto ilustrim

Natën e së mërkurës një sherr mes tij dhe një 26 vjeçari shqiptar i solli vdekjen.

Këtë të enjte në Brescia të Italisë, hetuesit e kanë pyetur sërish të riun që të tregojë të gjithë dinamikën e ngjarjes që i kushtoi jetën 32 vjeçarit shqiptar (Arben Kola), baba i dy fëmijëve.

Ashtu si edhe dje, Marsel Disha Romelli ka zgjedhur heshtjen dhe nuk ka folur për ngjarjen e rëndë që ndodhi në një lokal bastesh. E vetmja fjali që ka thënë i riu shqiptar ka qenë: "Nuk mendova se e godita aq shumë".

Autoritetet ende nuk e dinë sesi ka ndodhur sherri mes dy të njohurve. Arben Kola humbi jetën në spital për shkak të plagëve të marra. Media lokale shkruan se ndaj 32 vjeçarit është qëlluar me mjete të forta dhe në pjesën e kraharorit atij i është çarë një arterie, duke i sjellë kësisoj vdekjen.

Gjyqi ndaj 26 vjeçarit nuk ka sjellë ndërkohë të dhëna të reja. Tre janë avokatët që ka ndërruar deri më tani i riu, pasi nuk pranon të flasë.

Pas sherrit mes dy shqiptarëve, Marseli është larguar nga vendngjarja por është arrestuar disa minuta më pas nga policia. Media lokale vë në dukje se 32 vjeçari Arben Kola ishte i papunë. Të dy shqiptarët kishin precedentë penalë në lidhje me tregtimin e drogës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...