I kërkuar për prostitucion, arrestohet shqiptari në Itali

Diaspora

I kërkuar për prostitucion, arrestohet shqiptari në Itali

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 08:21
Foto ilustrim

Një shqiptar 38-vjeçar është arrestuar në Itali, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritet e vendi fqinj për shfrytëzim prostitucioni.

Arrestimi tij është bërë në nga policia në Chieti. Aksioni për ndalimin e shqiptarit  është kryer paraditen e sotme, ku ky i fundit po udhëtonte në autostradën për në Milano.

Sipas mediave fqinje, mbi shqiptarin rëndon akuza për shfrytëzim prostitucioni, ndërsa Gjykata në Komo e ka lënë në burg të arrestuarin deri në përfundimin e hetimeve, raporton “noixvoi24.it”.

Ndërkohë, policia dhe organet hetimore vijojnë punë për gjetjen e provave, të cilat mund ta shpallin të fajshëm shqiptarin 38-vjeçar.

Edhe pse media italiane nuk jep detaje për emrin e shqiptarit të arrestuar, ajo shkruan se 38-vjeçari ditë më parë kishte marrë pjesën në një festë në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat