Goditet grupi i trafikut të kokainës, 6 shqiptarë të arrestuar - Bota Sot
Goditet grupi i trafikut të kokainës, 6 shqiptarë të arrestuar

Diaspora

Goditet grupi i trafikut të kokainës, 6 shqiptarë të arrestuar

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 09:22
Droga e sekuestruar

11 persona janë arrestuar në Itali pasi trafikonin drogë të llojit kokainë.

Personat janë arrestuar nga karabinierët në orët e para të mëngjesit të sotëm në një operacion antidrogë.

Karabinierët nën komandën e policisë në Lecce kanë qenë në ndjekje të 11 të arrestuarve, 6 prej tyre me kombësi shqiptarëve.

Grupi italo-shqiptar trafikonte kokainë, si edhe përpunonte droga të tjera të rënda.

Mediat italiane shkruajnë se njëri prej tyre ka qenë anëtarë i mafies italiane Sacra Corona Unita.

Nuk dihen ende identitetet e 11 të arrestuarve dhe detaje mbi aksionin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...