Arrestohet shqiptari i shumëkërkuar në Itali… - Bota Sot
Arrestohet shqiptari i shumëkërkuar në Itali…

Diaspora

Arrestohet shqiptari i shumëkërkuar në Itali…

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 18:57
Ahmet Balla

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi rezulton se ishte në kërkim prej disa vitesh. Në pranga ka përfunduar shqiptari Ahmet Balla, 40 vjeç banues prej vitesh në zonën e Vareses.

Fillimisht policia e ndaloi shqiptarin për një kontroll të rastësishëm, por pas verifikimit rezultoi se ai ishte person i kërkuar, pasi drejtësia italiane e kishte dënuar me 1 vit e dy muaj burg për mashtrim të rëndë në dëm të shtetit italian, në periudhën 2008-2012, për përfitime financiare pa të drejtë.

Shqiptari po lëvizte me makinën e tij tip ‘Toyota Prius’ në momentin që u ndalua nga policia, por pas kërkimit të dokumenteve të identifikimit, 40-vjeçari u bë nervoz duke nxjerrë letra të ndryshme dhe denoncime false për humbje dokumentesh.

Pas verifikimeve dhe identifikimit me anë të shenjave të gishtave, policia italiane ka vënë në pranga shqiptarin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera