Ekspozita e titulluar "25" e artistit nga shqiptar Mentor A.Ejupi Toro

Diaspora

Ekspozita e titulluar "25" e artistit nga shqiptar Mentor A.Ejupi Toro

Nga: Mentor Ejupi Më: 24 shtator 2018 Në ora: 08:10
Mentor A. Ejupi Toro / “Mein Hafen 18/07, 160 x 120 cm, vajë në kanavec, Hamburg 2018

Sonte duke filluar nga ora 18:30 në lokacionet e Bankës së njohur të Hamburgut „HASPA“ hapet ekspozita e radhës e Mentor A.Ejupi Toro, i lindur në Prishtinë që jeton dhe vepron nga dhjetori i vitit 1993 në metropolen europiane të Hamburgut. Në bashkëpunim me banken e njohur të qytetit – Port të Hamburgut, ku ne mesin e qindra artistëve u përzgjodh pikërisht artisti nga Prishtina e si arsye është merita e punës 25 vjeçare në këtë qytet.

Puna e cila do të paraqitet sonte para artëdashësve në korporatën e njohur është e gjitha e koncipuar nga z.Ejupi – Toro në jetën e tijë
gjatë këtyre 25 viteve në Hamburg.

Dashuria – Vuajtjet dhe shqetësimet tjera – janë motoja e kësaj ekspozite e cila përmbledhë gjithsejt 25- së piktura të punuara në teknikën e vajit në kanavec. Numri 25 ka të bëjë me dy gjëra të koncipuara në paraqitje, është 25 numri i pikturave të ekspozuara si dhe janë 25 vite pune dhe aktivitete artistike të autorit në këtë qytet.

Image
Mentor A. Ejupi Toro / “Prishtina 1989”, vajë në kanavec, 120 x 100 cm, Hamburg 2018

Ekspozita ka të ndara dy cikle nga jeta e artistit, njëra është e bazuar në tingujt e albumit „Sarabande“ të gjenisë së pianos të muzikës Rok - Jon Lord

(Deep Purpel) e komponuar dhe realizuar në vitin 1974 më orkestrën simfonike te Budapestit. E bazuar në muzikën e barokut (Vallëzimi Sarabande i ndaluar nga Mbreti Philipp II në Spanjë në vitin 1583, ngase vallëzimi përmbante elemente të epshit dhe eksercizmit).

Suita e barokut ishte motivimi i Jon Lord si dhe kompozicionet e Bach, porse në rastin e Mentor Ejupi-Toro albumi „Sarabande“luan një rolë krejt tjetër, atë të vetmin rol që ka është kujtimet dhe momentet nga më të ndryshmet nga adoshelenca dhe nga mosha rinore e tijë që kishte kaluar në Prishtinë. Nga liqeni i Batllavës e deri tek demonstratat e studentëve.

Image
Mentor A. Ejupi Toro / “Sarabande Boure”, 120 x 160 cm, vaj nw kanavec, Hamburg 2018

Në ciklin e dytë është paraqitur një seri me një abstrakcion konkret ( siç e quan autori i tekstit të katalogut z.Albert Böhl ) , vlerësim ky nga autori i kritikës i bazuar në përcjelljen e procesit të realizimit të pikturave , më tutje z.Böhl:„

Mund të shihet qartë se forma përfundimtare nuk është projektuar paraprakisht.Piktura u zhvillua në mënyrë të suksesshme, në mënyrë aktive të shoqëruar nga artisti.

Sapo zbatohet ngjyra ajo provokon piktorin në lëvizjet ardhshëm të brushës. Formati i vendosur i ngjyrave, dinamika e brendshme e tij, veprimet e tij ishin analoge me proceset natyrore. Zonat e lyera me ngjyrë u kaluan, përsëri të kufizohen, për t'u pikturuar përsëri mbi kufijtë. Rastësia e punës dhe konceptit e ngiste atë.”

Ekspozita hapet sonte me 24.09.2018 në ora 18:30 në HASPA , Am Sand 1, 21073 Hamburg dhe do të jetë e hapur deri me 28.09.2018, kurse pesë punime do të jenë pjesë e korporatës të ekspozuara deri ne vitin 2028.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat