Sekuestrohen 125 kg drogë në kufi me Greqinë, kapen 7 shqiptarë

Diaspora

Sekuestrohen 125 kg drogë në kufi me Greqinë, kapen 7 shqiptarë

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 12:40
Droga e sekuestruar

Sekuestrohen në kufirin greko-shqiptar 125 kg marijuanë, ndërsa në pranga ranë 7 shqiptarë. 

Policia greke ka pikasur mbrëmë në darkë një grup prej 7 personash që po kalonte më këmbë kufirin (6 ishin bashkë dhe 1 kontrollonte rrugën), 6 prej të cilëve mbanin në krahë nga një çantë.

Gjatë ndërhyrjes, policia zbuloi se në 6 çantat ndodheshin 111 pako me 124 kg 790 gram marijuanë.

Deri më tani nuk dihet identiteti i shqiptarëve, ndërsa thuhet se janë të moshave nga 21 deri në 26 vjeç.

Po ashtu raportohet se një 22-vjeçar rezulton i kërkuar në Greqi, i dënuar në Lamia me 6 muaj burg për vjedhje dhe ndalohej hyrja për në shtetin helen. Sakaq, policia sekuestroi edhe 4 celularë.

Prej fillimit të vitit e deri sot, në Igumenicë, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athinë, Selanik, Artë, Aitiloakarnania, Kostur, Grevena, Follorinë, Aleksandroupoli, etj. policia greke ka sekuestruar rreth 8.6 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat