Fillim i mbarë i shkollës shqipe në Graz të Austrisë

Diaspora

Fillim i mbarë i shkollës shqipe në Graz të Austrisë

Nga: Vehbi Haliti Më: 1 tetor 2018 Në ora: 08:21
Austri

Grupi i mësimit të gjuhës shqipe „Dituria " në Graz më 10 Shtator 2018 filloi mesimi në të gjitha shkollat në republikën e Steiermarkut. Mësimi plotësues në gjuhën shqipe edhe në këtë vit sikurse edhe në vitet e më parshëme filloj me kohë në 10-të shkolla të qytetit, në 8-të Shkolla të ciklit të Ulët dhe 2 shkolla të ciklit të lartë, ajo çka vrehet sivjet është numëri më i madhë i nxënësëve të regjistruar.

Numri i nxënesëve të regjistruar në shkolla sipas drejtorisë në këtë vit ka arritur në 170, e nga ky numër sidomos është për të u cekur numëri i klasës së parë që arrin në 30, ndërsa ka pësuar rënje numëri në ciklin e lartë në klasën e nëntë dhe dhjetë, që arsyetimet më të shpeshta janë, ngarkesa në mësimin bazë.

Në përgjithësi numëri i regjistruar për sivjet është i knaqshum.Sa i përket strukturës së nxënësëve ata janë nga të gjitha trevat shqiptare dhe niveli i njohurive paraprake pothuajse është i njëjtë, e në këtë drejtim edhe sigurimi i teksteve shkollore me kohë është një përparësi e madhe.

Që në javën e dytë grupi i këtyre nxënsëve morën pjesë në projektin ,,Dita e gjuhëve evropiane" të organizuar nga këshilli republikan i arsimit ku treguan njohuri të shkëlqyeshme nga trashëgëmia kulturore shqiptare me disa valle tradicionale të cilat lanë mbresë te të pranishmit. Për këtë paraqitje atyre iu dhuruan edhe disa dhurata modeste, të cilat do ju mbesin si kujtim nga kjo shkollë. Dhe në fund të them se të jesh mësuese e këtyre nxënësëve është knaqësi e veqant, duke ditur rolin që kemi për edukimin e gjeneratave të ardhëshme në frymën ruajtjes së gjuhës dhe traditave kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat