Del emri/Sherr masiv, ky është shqiptari që përgjaku festën e beqarisë

Diaspora

Del emri/Sherr masiv, ky është shqiptari që përgjaku festën e beqarisë

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 11:22
Rubin Xhika

Një festë beqarie është kthyer në një ngjarje dramatike në Treviso të Italisë. Një 21-vjeçar ka vdekur, pasi është qëlluar me thikë dhe shtatë të tjerë janë plagosur. Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, teksa të rinjtë ishin duke festuar me mikun e tyre, i cili do të martohej.

Mësohet se të rinjtë kanë qenë duke festuar, por komshinjtë janë shqetësuar nga zhurma e tyre.

Në pranga ka rënë një shqiptar dhe një shtetas rumun, pasi janë autorët e dyshuar të ngjarjes. Sipas mediave italiane, shqiptari i arrestuar quhet Rubin Xhika 28 vjeç, kurse rumuni Florin Ionut Stingaciu 26 vjeç.

Një 21-vjeçar ka ndërruar jetë dhe 7 djem të rinj të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një përleshje e ndodhur në Treviso, Itali. I plagosur rëndë ka mbetur dhe dhëndri i cili kishte dalë me shoqërinë për të festuar festën e beqarisë. Autorë të kësaj tragjedie janë një shqiptar dhe një rumun, të cilët janë arrestuar, për vrasjen e të riu dhe plagosjen e 7 të tjerëve.

Gjithçka ndodhi natën e së dielës, kur grupi i miqve, ku bënte pjesë viktima po festonin festën e beqarisë së shokut të tyre. Duket se zhurma e lartë që po bënin në apartament ka shqetësuar banorët, por shqiptari dhe rumuni kanë vepruar direkt. Fillimisht ka plasur sherr me fjalë, pastaj situata ka degjeneruar.

Një i ri, identifikuar si Igor Ojovanu u qëllua për vdekje, ndërkohë që të paktën 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Shqiptari dhe shoku i tij bashkëpunëtor në krim u arratisën me një makine, por duket se kishin marrë plage, kështu që ishin të detyruar të shkonin në spital. Aty u zbuluan nga mjekët e urgjencës, të cilët njoftuan policinë dhe kështu u vunë në pranga.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat