Në diasporë dhe trojet tjera shqiptare...

Diaspora

Në diasporë dhe trojet tjera shqiptare...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 2 tetor 2018 Në ora: 12:17
Hasan Qyqalla

Poeti, shkrimtari dhe aktivisti i mirënjohur i aktiviteteve letrare në diasporë dhe Kosovë-Hasan Qyqalla u lind në fshatin Bardhtë Fushë Kosovës. Studimet universitare i mbaroi në Fakultetin e filologjisë, dega letërsi dhe gjuhë shqipe në Prishtinë. Poezinë filloi të shkruaj që në bankat e shkollës fillore. Poezinë e parë e botoi në revistën „Shëndeti”. Që atëherë është i pranishëm pothuaj në të gjitha organet letrare të kohës në Kosovë dhe tani në diasporë. Ishte themelues dhe kryetar i klubit letrar „Naim Frashri“ në fshatin Bardh në komunën e Fushë Kosovës, anëtarë i klubit letrar ”Lulëkuqet“, Klubit Letrar të Fushë Kosovës, dhe të Fakultetit Filozofik, e të tjera. Nga viti 1993 jeton dhe vepron në qytetin Brohl në afërsi të Bonit në Gjermani.

Është anëtar Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtare dhe kryetar, i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve shqiptarë në
Gjermani, aktualisht kryetar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë i zgjedhur që nga kuvendin themelues në muajin nëntor të vitit
2013. Ky poet është fitues i disa konkurseve poetike dhe të çmimeve të parë në konkursin për “ditën e dëshmorëve dhe ditën e çlirimit të Malishevës”, çmimi parë e ka fitua nga krijuesit e mërgatës në Festivalin Poetik Tradicional “Pro Kult” në Podujevë, çmimin e dytë “Azem Shkreli”, çmimi i parë "malli poetik 2016", pastaj shoqata "Mirdita"ia ndau çmimin vjetor për poezi e të tjera. Është bartës i shumë mirënjohjeve, dekoratave dhe shumë shpërblimeve të tjera. Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në mërgatë duke i falënderua aktivitetit të kryetarit dhe të tjereve, është mjafte aktive dhe zhvillon një aktivitet të bujshëm, jo vetëm në botën e emigracionit por edhe në hapësirën mbarëkombëtare. Mes tjerash, vlen të përmenden Takimet tradicionale "Promenadë Mërgimtare", që organizohen në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni, pastaj Festivali tradicional "Pavarësia Poetike", "Nëntori Poetik" e te tjera! Pasqyrimi i tërë këtyre aktiviteteve të Lidhjes të e krijuesve shqiptarë në mërgatë është si asociacion për momentin - një bashkim i asociacioneve të krijuesve në mërgatë, respektivisht në shtetet, ku ato veprojnë.

Arti është kurora e Lirisë, gjersa ashti është themeli i sovranit penda është glorifikimi i mrekullisë së etnisë

Vet krijimi i këtij Asociacioni për krijuesit letrar në mërgatë ishte një nevojë imediate e kamotshme dhe si ide që doli nga një grup krijuesish të vyeshëm në mërgatë në krye me Hasan Qyqallen, ku edhe gravitojnë një pjesë e madhe krijuesve shqiptarë të cilët me në fund e gjeten një gjuhë të përbashkët me asociacionet tjera si motra të krijuesve në trembëdhjetë shtetet në tri kontinente. Kështu me përkrahjen e pamohueshme të Ministrisë të Diasporës u bë realizimi i këtij projekti e cili konsiderohet si punë serioz dhe shembull i mirë për asociacionet e mërgatës. Prej aty edhe rezultoi me plan dhe program adekuat ku u vendosen kornizat vepruese, duke shtuar veprimtarinë e përbashkët nga të gjitha, degët, e Lidhjes të Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, gjë që u realizua me sukses, e këtë më së miri e ilustroi organizimi i suksesshëm e takimet qe u mbajtën dhe po mbahen në Kosovë dhe në trojet tjera shqiptare. Andaj oaza poetike letrare në diasporë është afsh i gjallë ku krijuesi letrar zhveshën dashurinë e ideojua për të bukurën që e përshkruan me shumë pasion. Shtrohet pyetja kush mishërohet për atdheun më shumë se gjaku dhe arti i tyre!? Kujtoj, gjersa gjaku është alfabeti i Lirisë, arti është kurora e Lirisë, gjersa ashti është themeli i sovranit penda është glorifikimi i mrekullisë së etnisë. Vërtet na ndajnë kilometra e kilometra rrugë nga Zelanda e Re, Australia, Kanadaja, Islanda, Gjermani, Zvicra, Amerika, Austria e vende të tjera deri të vendet ballkanike një gjë që i bashkon të gjithë letraret pa marrë parasysh se ku gjendem, fjalët: jemi shqiptarë dhe krenohem me këtë, kjo është vula e jonë në
ballë, dielli që na bashkon. Aktualisht shoqatë e shkrimtareve në diasporë këto ditë është në përgatitjet finale rreth organizimit të manifestimit "Nëntorit Poetik", që do mbahet në qytetin Iserlohn të Gjermanisë! Poeti, shkrimtari dhe aktivistit i shume aktiviteteve letrare në diaspore dhe boten shqiptare Hasan Qyqalla është edhe autore i katërmbëdhjetë vepra letrare.

Shkruan: Hasan Qyqalla

E dashur Nënë, që prite si guri,
nuk e dhe frymën e fundit
pa të takuar edhe njëherë,
nuk ike pa ta puthur atë ballin bilur
pa të lehtësuar dhembjet e thinjura në erë
pa të thënë; Lamtumirë, o nur!

Sonte sodis natën e zezë mbi Bardh
e zemra e bardh u nxi për Ty,

ndjehem si bonjak, shpirti ka mall,
se mbase kurrë s'do t'i prekë më ata sy.
e mëtoj pellgut të lotëve all,
thikë psherëtima, male me mall...

Nënë, ma falë buzëqeshjen si privilegj të lindjes
se sonte na u thanë damarët prej dhimbjes!

Nënë, o nënë...
krye-personazh jete,
pas njëmijë dashurive
prapë paska vdekje!?

Ah, e dashura Nënë,
tani kurrë më nuk do më përcjellin
pritjet as ndarjet,
madje të pakuptimta më bëhen
edhe vajtje - ardhjet...!
Tani jam jetimi më i ri i botës!

Njohja me Elin nga Çamëria

Jam molisur nga udhëtimet e gjata,
Në pritje të këngës Çamëria shurdhër fle
Unë thyej kufi shtetesh e futem në atllase
Më thuaj ku të lashë? Të pyes ku më le?

Me vizën e kuqe në 'indeksin e kaftë
Për disa muaj do çmallemi në valë
Ty çame e njomë vesa mos te rafte
Shqip kur më pyete: -"Si të thonë, or djalë?"

Unë emër Orienti, ti paksa Helenase
Gjurmonim rrënjët në buzë të detit,
Jam dege degdisur,-the,-s'jam Kretase
Shikim' i parë si goditje e tërmetit!

Çka ke zemër të pyeta me qetësi
Duke ndjerë tënden zbrazëtirë-hon
Fjala zemër, si në shqip u gjegje
Në asnjë gjuhë Basa nuk tingëllon!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat