Zbulohet identiteti i shqiptarit që u gjet i vdekur brenda makinës në Itali

Diaspora

Zbulohet identiteti i shqiptarit që u gjet i vdekur brenda makinës në Itali

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 10:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mediat italiane kanë publikuar identitetin e shqiptarit të vrarë brenda makinës në Perugia të Italisë.

Viktima është Eduart Kozi 50 vjeç, i cili kishte marrë një plumb në kokë. Viktima dyshohet se është një nga grabitësit e një ngjarje të ndodhur ditën e djeshme në Ponte Felcino, ku disa persona grabitën një dyqan cigaresh.

50-vjeçari shqiptar u gjet i vdekur brenda një automjeti Audi A4 të braktisur në anë të rrugës. Viktima kishte ende maskën dhe dorezat që kishte përdorur në grabitje. Ai dhe bashkëpunëtorët e tij u arratisën me automjetin tip Audi, por në ndjekje të tyre u vendos policia dhe një roje. Gjatë ndjekjes pati edhe shkëmbim zjarri.

Është e paqartë nëse shqiptari u vra nga plumbat e karabinierëve apo të policisë. Grabitësit braktisën makinën me trupin e pajetë të shqiptarit të vrarë. Policia vazhdon ende hetimet për këtë ngjarje, si dhe për të arrestuar grabitësit e tjerë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat