Nju Jork : Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, pregatitet për Konferencën “Smart Cities NY 2019”

Diaspora

Nju Jork : Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, pregatitet për Konferencën “Smart Cities NY 2019”

Nga: Beqir SINA Më: 5 tetor 2018 Në ora: 16:07
Foto nga konferenca

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, në Nju Jork, ka njoftuar dje nëpërmjet ubsaitit të saj në rrjetin social Facebook, se Konusllia e Përgjithshme – Ambasadoria Teuta Sahtaqia, me konsullin Lulzim Krasniqi, ishim të ftuar në takimin pergaditor për konferencën tashme tradicionale “Smart Cities NY 2019” e cila do të mbahet në qytetin e Nju Jorkut nga data 8 – 10 maj 2019.

Konferenca sivjet ka për të bër bashkë perfaqesues nga 35 shtete, Kryeminsitra, Kryetar qytetesh, përfaqësues të qeverive, kompani të etabluara dhe ato startup.
Në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, gazeta Bota sot, ka mësuar se Ambasadoria Sahatqia, dhe stafi i saj diplomatic, jan duke punuar për përfaqësimin e Kosoveës në këtë konference të madhe përmes kompanive të ICT, organizatave dhe institucioneve të ndryshme.

Bëhet e ditur nga organizatori i kësaj conference se në këtë Evenimenti të Shkencës dhe Teknologjisë më bashkohore do të jenë mbi 100 mysafirë nga 35 shtete të lidhur në panelin Smart Cities të Nju Jorkut – “ Powered By People”

Jerry Hultin – është Kryetar dhe Bashkëthemelues, Smart Cities New York, ndërsa disa nga panelistët janë : Anne-Claire Legéndre - Konsulle e Përgjithshëm, Consulat général de France në Nju Jork, Dolph Hogewoning - Konsulli i Përgjithshëm, Konsullata e Përgjithshme e Holandës në Nju Jork, Veijo Komulainen - Këshilltare, për Çështje Tregtare, Konsullata e Përgjithshme e Finlandës në Nju Jork, Alby Bocanegra- Ndërmjetësues dhe Shefi Teknologjik i Qytetit të Nju Jorkut, Aarti Tandon - Drejtor Ekzekutiv, i “Smart Cities” New York

Image
Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat