Për një Mërgatë Shqiptare të fuqishme dhe të bashkuar - Bota Sot
Për një Mërgatë Shqiptare të fuqishme dhe të bashkuar

Diaspora

Për një Mërgatë Shqiptare të fuqishme dhe të bashkuar

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 11:38
Lobi Euro-Atlantik Shqiptar,

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, shkurtimisht (LEASH), një kulm i përbashkët organizativ për një Mërgatë Shqiptare të fuqishme dhe të bashkuar...

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar është organizatë vullnetare, mbarëkombëtare , jo partiake afetare dhe gjithëpërfshirëse me karakter ndërkombëtar e cila për qëllim kryesor ka bashkimin e Mërgatës shqiptare anë e mbarë botës. Bashkimi dhe fuqizimi i Mërgatës Shqiptare është momentum historik i domosdoshëm në shërbim të fatit dhe ardhmerisë së kombit Shqiptar. Lobi Euro-Atlantik Shqiptar u themelua nga përfaqësues të një spektri të gjërë intelektual dhe aktivist të edukuar në frymën kombëtare në Mërgatë me qëllim të çuarjes përpara të kauzës kombëtare.

Lobi është organizatë që synon lobimin e interesave shqiptare brenda dhe jashtë shteteve ku Mërgata shqiptare jeton dhe vepron. Lobim në organizata, institucione, institute dhe organizma lokal, regjional, kombëtar dhe ndërkombëtar, sikurse në : Unionin Europian, Këshillin e Europës, Kombet e Bashkuara, qeveritë, parlamentet dhe qendra tjera të interesit. Projektet kryesore të Lobi Euro-Atlantik Shqiptar janë të përqëndruara në :

• Unifikimin e të gjitha forcave dhe potencialeve tona progresive në Mërgatë.

• Përfaqësimin e Mërgatës në Parlamentet e shteteve tona amë

•Mbështetje në Integrimin e mirëfilltë të Mërgatës shqiptare në nivelet e institucioneve te shteteve ku ata jetojnë dhe veprojnë.

• Pjesëmarrje të drejtpërdrejt në projekte për zhvillimin ekonomik afatgjatë dhe të qëndrueshëm në trojet tona amë.

• Krijimin e kushteve për investime konkrete ndërkombëtare nëpër të gjitha trojet shqiptare.

• Fuqizimin e rolit shqiptar dhe rritjen e besueshmërisë në arenën ndërkombëtare

• Mërgatë aktive në marrëdhëniet ndërkombëtare.

• Kultivimin dhe ruajtjen e trashigimisë dhe vlerave tona kombëtare dhe prezentimin e tyre nëpër institucione ndërkombëtare.

• Prezantimin e talentit shqiptar në arenën ndërkombëtare në fushën e artit, sportit, muzikës, shkencës, kulturës e tjera...

• Ndihmë për institucionet arsimore shqiptare për arsim akademik cilësor me qëllim të avancimit të dijes shqiptare

• Zhvillimin e turizmit në Shqipëri, Kosovë dhe në të gjitha trojet tona etnike dhe prezantimin e tyre kudo në botë.

Krijimin e shkollave plotësuese në gjuhën shqipe aty ku jeton Mërgata Shqiptare përmes institucioneve arsimore të dy shteteve tona

Qendër mediale me program satelitore 24/24 për Mërgatën Shqiptare.

• Program univerzitar për shkëmbime Erasmus

• Fondin e përhershëm për shërbime sociale dhe nevoja humanitare.

• Kompani shqiptare mbarëkombëtare të fluturimeve

• Hapjen e qendrave kulturore shqiptare në të gjitha qendrat e rëndësishme botërore Si dhe shumë projekte tjera që do t’i kërkojë koha dhe nevoja... LOBI EURO-ATLANTIK SHQIPTAR

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera