Reagon fuqishëm Lobi Euro-Atlantik Shqiptar pas rrahjes së dy të rinjve në Serbi

Diaspora

Reagon fuqishëm Lobi Euro-Atlantik Shqiptar pas rrahjes së dy të rinjve në Serbi

Nga: N.H Më: 9 tetor 2018 Në ora: 23:18
Lobi Euro-Atlantik Shqiptar

Dy të rinj shqiptar ishin sulmuar fizikisht ditën e djeshme në Novi Sad. Sipas raportimeve të rinjtë shqiptarë ishin sulmuar në mënyrën më brutale, madje njëri nga ta ishte edhe në gjendje të rëndë.

E, lidhur me ketë, ka reaguar edhe Lobi Euro Atlantik Shqiptar në Mërgatë, përcjell “Bota sot”.

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, fuqishëm dënon rrahjen brutale të dy shqiptarëve në qytetin e serb.

“Me indinjatë të thellë dëgjoj lajmin për rrahjen brutale të dy shqiptarëve në qytetin e Serbisë, Novi Sad. Rrahja brutale e dy të rinjve shqiptar vetëm sepse ata ishin shqiptar demaskon mentalitetin e indoktrinuar patriarkal dhe racist serb”, thuhet ndër tjerash në reagimin e tyre.

Ja reagimi i plotë i organizatës:

R E A G I M

LOBI EURO-ATLANTIK SHQIPTAR me indinjatë të thellë dëgjoj lajmin për rrahjen brutale të dy shqiptarëve në qytetin e Serbisë, Novi Sad. Rrahja brutale e dy të rinjëve shqiptar vetëm sepse ata ishin shqiptar demaskon mentalitetin e indoktrinuar patriarkal dhe racist serb.

Ky veprim makabër len të kuptohet se sa larg ka shkuar propaganda e shtetit serb, duke e indoktrinuar në mënyrë sistematike opinionin serb me informacione të rrejshme dhe duke nxitur atë kundër shqiptarëve.

Nuk është rasti i vetëm sepse shpesh ka ndodhur që shqiptarët të jenë cak i sulmeve nga grupe të ndryshme kriminale serbe duke maltretuar dhe plaçkitur deri sa ata kalojnë nëpër serbi. Një shtet që pretendon të bëhet anëtare e Bashkimit Europian, me mentalitet dhe veprime raciste që i takojnë shekullit të kaluar, dëshmojnë se ënde janë shumë larg të qenit pjesë e qytetrimit europian. Sepse veprimet e tilla janë në kundërshtim me parimet themelor evropiane për lëvizjen e lirë për të gjithë.

LOBI EURO-ATLANTIK SHQIPTAR reagon ashpër kundër këtij akti primitiv të huliganëve racist serb, dhe denonë dhunën e tyre të shkaktuar ndaj bashkëkombësve tanë të pafajshëm. Përmes këtij reagimi kërkojmë nga institucionet zyrtare të Republikës së Kosovës që këtë rast t’a ngrisin në nivel diplomatik, dhe ashpër të reagojnë përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, pranë të gjitha institucioneve relevante Europiane, si dhe autoriteteve serbe që ky rast të zbardhet dhe fajtorët sa me parë të sillen para drejtësisë.

 Kërkojmë poashtu nga Qeveria e rep.së Kosovës të ndërmerr çdo gjë që është e nevojshme në parandalimin e ngjarjeve të tilla, që ato t'mos përsëriten kurrë. Lörach 09 Tetor 2018 KRYESIA E LOBIT EURO-ATLANTIK SHQIPTAR

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat