Shqiptari vret për “qejf” 27 vjeçarin afrikan... pak ditë më vonë tmerron me armë italianët - Bota Sot
Shqiptari vret për “qejf” 27 vjeçarin afrikan... pak ditë më vonë tmerron me armë italianët

Diaspora

Shqiptari vret për “qejf” 27 vjeçarin afrikan... pak ditë më vonë tmerron me armë italianët

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 13:59
Prokuroria e Riminit

Një vrasje shumë e bujshme në zonën e Riminit në Itali duket se po zbardhet.

Mediat njoftojnë se  një shqiptar i akuzuar për vrasjen e një emigranti senegalez është vënë në pranga.

Genard Dulaj, 28 vjeç, aktualisht në burg, pa asnjë arsye ka shtënë me armë zjarri mbi 27-vjeçarin afrikan , Makha Niang  në natën mes 17 dhe 18 prillit në San Giuliano.

Mediat në vendin fqinj e tregojnë si një moment të çmendur, ku bilanci mund të ishte edhe më i rëndë.

Prokuroria e Riminit ka dalë në një konferencë për shtyp dhe ka treguar se gjithçka ka ndodhur për shkak të çmendurisë së shqiptarit, i cili absolutisht që nuk e njihte të riun afrikan.

Ndërkohë që raportimi i mediave italiane thotë vetëm pak ditë pas  vrasjes Dulaj së bashku me kushuririn e tij 22-vjeçar u përfshi në një tjetër ngjarje ku ka shtënë me armë drejt një banese në Sant’Ermete dhe ishin arrestuar pas një ndjekjeje spektakolare.

Në makinë u gjet një armë, e cila më vonë rezultoi se ishte përdorur në vrasjen e afrikanit.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera