Shqiptari transporton për 500 paund kokainën 110 mijë paund! Ja çfarë i thotë gjykatësi

Diaspora

Shqiptari transporton për 500 paund kokainën 110 mijë paund! Ja çfarë i thotë gjykatësi

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 18:39
Olsi Dama

Një i ri shqiptar u kap duke trafikuar një kilogram kokaine në një park makinash në Plymouth, duke shkaktuar një ndjekje dramatike të policisë.

Olsi Dama, 29 vjeç, është burgosur për transport droge nga Londra.

Mediat britanike bëjnë me dije se emigranti i paligjshëm u arrestua në një parking makinash.

Dama u dënua me 3 vjet e katër muaj burgim. Gjyqtari Jason Newton-Price, tha: "Ju keni dashur të bëni para në mënyrë të lehtë, por kjo është lojë e rrezikshme".

Dama, banues në Palmers Green, Londër, u arrestua në orën 4 të mëngjesit më 14 gusht me një kilogram kokainë në makinën e tij "Volvo", raporton OraNews. 

Vlera e drogës nëse do të shitej në rrugë në porcione do të sillte fitime nga 50 000 deri 100 000 paund. 

Duke folur nëpërmjet një përkthyesi, ai u deklarua fajtor në gjykatën e Plymouth Crown për posedim të drogës të klasit A.

Ai do të përballet me dëbim pasi të kryejë burgimin.

Prokurori, Jason Beal tha se oficerët gjetën 1 kg kokainë të fshehur në pjesën e pasagjerit, ndërsa shtoi se pastërtia e saj ishte 59%, e blerë me një çmim shumice nga 28.000 deri në 35 000 paund.

Por prokuroria shtoi se kokaina kishte një vlerë prej 50 000 deri 100 000 paund në rrugë.

Avokati Michael Green, tha se klienti i tij ishte emigrant i paligjshëm i cili pranoi  500 paund për të transportuar pakon me kokainë në Plymouth, marrëveshje e cila ishte bërë pas takimit me një njeri në një restorant në Londër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat