Ushtria e Kosovës do të jetë faktor i rëndësishëm në rajon - Bota Sot
Ushtria e Kosovës do të jetë faktor i rëndësishëm në rajon

Diaspora

Ushtria e Kosovës do të jetë faktor i rëndësishëm në rajon

Nga: Harry Bajraktari Më: 18 tetor 2018 Në ora: 22:24
FSK

Pas lirisë dhe pavarësisë, Kosova sot pati një ditë tejet të veçantë. Parlamenti i Kosovës në mënyrë unanime miratoi Projektligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë në Forcë të Armatosur të Kosovës, përkatësisht në ushtri të shtetit tonë. Miratimi i këtij Projektligji hap rrugën, ku në një të ardhshme të afërt Kosova të bëhet pjesë e NATOS.
Përpjekjet e Kosovës, më në fund, po realizohen që edhe kjo ta ketë ushtrinë e vet që do të ruajë me dinjitet dhe përgjegjësi kufijtë e saj në tërë territorin dhe njëkohësisht do të jetë forcë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon.

Kosova ka bërë përgatitje të suksesshme që ta ketë ushtrinë e saj, duke dërguar vite me radhë pjestarët e FSK në shkollim dhe stërvitje në SHBA dhe në disa vende të tjera evropiane. Kjo forcë e Kosovës, oficerët dhe kadetët e saj, kanë zënë ndër vendet e para në gara të ndryshme, në shtetet ku ato janë organizuar. Ky sukses flet se do të kemi një ushtri profesionale, moderne dhe të përgjegjshme për t' i dalë zot vendit në situata të ndryshme.

Me formimin e ushtrisë sonë, me hyrjen në NATO të Maqedonisë dhe pastaj të Kosovës në këtë Aleancë Veriatlantike, rajoni i Ballkanit do të përfitojë shumë në aspektin e paqes dhe të sigurisë.

Ushtria e Kosovës do të jetë ushtri e paqes. Ajo do të mbështes të gjithë qytetarët e saj, pa përjashtim, dhe do të ruajë ata nga të gjitha rreziqet e mundshme. Në ketë kontekst Kosova po realizon të drejtën e vet të patjetërsueshme, si çdo shtet tjetër në botë, që ta ketë forcën e vet të armatosur.

Jam shumë i lumtur që Qeverisë së Kosovës, deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj t'ju uroj miratimin e Projektligjit për transformimin e FSK në Forcë të Armatosur të Kosovës - në ushtri.
Sot është një ditë e jashtëzakonshme për popullin tonë.

Urime për këtë fitore të madhe, Kosovë!
Harry Bajraktari

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera