10 personalitete shqiptare u nderuan me rastin e “Ditës Botërore të Vlerave”, në Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë - Bota Sot
10 personalitete shqiptare u nderuan me rastin e “Ditës Botërore të Vlerave”, në Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë

Diaspora

10 personalitete shqiptare u nderuan me rastin e “Ditës Botërore të Vlerave”, në Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 21:14
Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë

Manjola Peraj : “Jo t'a imponojmë, por thjeshtë edhe bukur. Pozitivitetin nuk e kisha si person, por e kultivova gjatë jetës. Kjo është ajo gjë që dua të kultivoj edhe nëpërmjet kësaj organizate”

TIRANE : Organizata ALVA – “Albanian Values – Vlerat Shqiptare”, tashmë pjesë e komunitetit global “World Values Day”, me rastin e “Ditës Botërore të Vlerave”, më datën 18 tetor 2018 në Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë, organizoi eventin e parë në historinë e Shqipërisë kushtuar Vlerave Kombëtare Shqiptare, duke ndërmarrur nismën “Unë e vlerësoj atdheun tim”.

Tema e përzgjedhur nga organizata ALVA për ditën ndërkombëtare të vlerave “World Values Day 2018”, kushtuar kësaj dite ishte ceremonia e ndarjes së Certifikatës “Mirënjohje” dhënë nga organizata ALVA – “Albanian Values – Vlerat Shqiptare”, drejtuar nga zonjusha Manjola Peraj, disa personaliteteve të fushave të ndryshme, dalluar ato për kontributin e tyre: profesor, shkencëtar, gazetar, historian dhe studiues, veprimtar dhe drejtues të organizatave dhe shoqatave nga Shqipëria dhe disapora shqiptare në SHBA.

Në mesin e personaliteteve të nderuar me rastin e “Ditës Botërore të Vlerave”, me certifikatën “Mirënjohje” ndaj vlerave të vendlindjes, atdheut, Shqipërisë, Kosovës, e viseve shqiptare, vlerat e Tiranës - kryeqytetit të Shqipërisë, dhe çdo qyteti si: Prishtina, Ulqini, e Kraja, Plava e Gucia, Presheva, e Cameria, Dibra,Struga, Tetova e Gostivari, etj. ishte dhe Bujar Kapexhiu – korife i mendimit dhe veprimit krijues, njëhereshit dhe Kryetari aktual i Shoqatës “Bashkësia Dibrane, Inxhinier Tefik Jegeni, gazetari Bujar Aliahmeti, e tjer si dhe nga SHBA , artisti Haxhi Dauti - Kryetar i Këshillit Shqiptar Amerikan.

Vlerat e kësaj dite me moderim e këtij eventi duket se ia shtoi më shumë edhe Silvana Braçe, një nga figurat më të dashura të medias sonë, e cila ka qenë ikonë në RTSH në vitet `80-`90.
Ish prezantuesja e njohur e televizionit shqiptar Silvana Brace, duke folur për këtë ditë tha se :” Janë ndjenja të mbartura nga thellësitë e kohëve, janë ndjenja të cilat ne i tregojmë cdo ditë dhe ky ëshrë qëllimi i ALVA. Të evidenetojë, rë promomovojë dhe pse mos të themi të shfrytëzojë në mënyrën më të mirë vlerat e kombit tonë, vlerat e njerëzve tanë rë mëdhenj që kanë kontribuar jo vetëm për familjet e tyre, por edhe për atdheun e në fund fare edhe për njëri tjetrin.”

Në cilësinë e Kryetarit aktual të Shoqatës “Bashkësia Dibrane, Bujar Kapexhiu u shpreh se ishte shumë i lumtur që ndodhe në këtë event në Ditën Ndërkombëtare të Vlerave, për të marrë këtë certifikate vlerësimi.
“ Do ishte kënaqësi për të gjithë, tha ai por unë duke përfaqësuar në këtë moment të gjithë, pra them që të falenderoj në emër të të gjithëve bashkësinë dibrane të të gjithë dibranëve që janë për këtë vlerësim. Duke i falenderuar dhe natyrisht duke i premtuar që në këtë rrugë të drejtë që kemi ecur deri tani, do vazhdojmë të ecim.”

Dihet nga të gjithë, jo se për të vlerësuar dibranët, shtoi kreu i dibraneve në Tiranë, se ashtu sic jane dibranët, korcarët, shkodranët, gjirokastritët etj, por meqë fillon ky vlerësim me "Bashkësinë Dibrane", kam kënaqësinë të them që janë dibranët që kanë dhënë një kontribut të shquar si punëtorë të mirë, si amvisa të mira, si studiues, si shkrimtarë, si muzikantë si dhe në të gjitha fushat e jetës, por tha Kapexhiu : “Të mos harrojmë edhe ato fillimisht si luftëtarë të paepur për të mbrojtur këtë vend. Edhe sot në të gjitha frontet e punës do të gjesh dibranë me vlera të jashtëzakonshme që me një përkushtim të madh ato i përcjellin këto vlera nga brezi në brez për të patur një vazhdimësi të vlerave në këtë drejtim. Kështu që edhe kjo certifikatë që kemi marrë sot, është një vazhdimësi dhe një vlerësim për punën tonë por duhet të jetë edhe një inkurajim për vazhdimësinë e kësaj pune në të ardhmen”.

Manjola Peraj e cila është dhe themeluese dhe Presidente e organizatës "ALVA", (Albanian Values) tha për gazetën Bota sot, ishte hera e parë që po realizoj-nte këtë aktivitet.
 
Ajo sqarojë se Iniciativa u ndërmor në këtë datë, është ngase kjo përkonte edhe me Ditën Botërore të Vlerave, e shpallur nga UNESKO dhe OKB-ja, dhe ka të bëj shumë me këtë aktivitet.

Si shqipërtarë që kemi vuajtur shumë është e rëndësishme ta kuptojmë vlerën që ka mirënjohja, dhe, besoj edhe të pranishmit e kanë kuptuar se edhe momentet që ata e percillnin ceremoninë ishin me të vërtet një emocion, një impakt.
Pra thotë ajo : “Ky, është vetëm hapi i parë, vetëm fillimi. është më shumë si një thirrje për të treguar që mirënjohja është mes nesh dhe a ka mundësi që t’a zgjojmë këtë mirënjohje që është diku e fjetur mes nesh?! Nganjëherë njeriu kur vuan harron. Harron, por ne kemi ende shpresë duke parë njerëz me vlera të cilët shërbejnë si modele, modele të cilët njerëzit kanë nevojë t'i ndjekin.”

Manjola Peraj e cila është dhe themeluese dhe Presidente e organizatës "ALVA", (Albanian Values) tregonë se pjesë e plaatformës së organizatës së saj ALVA, është, identifikimi dhe edukimi.
“Edukimi jo thjesht si informacion, por është menduar dhe konsultuar njëkohësisht edhe me të huajt që të ofrohet kjo platformë shqiptare në mënyrë të këndshme. Jo ta imponojmë, por thjeshtë edhe bukur. Pozitivitetin nuk e kisha si person, por e kultivova gjatë jetës. Kjo është ajo gjë që dua të kultivoj edhe nëpërmjet kësaj organizate. Ju faleminderit!” tha Manjola Peraj.

Po ashtu ajo tha se ALVA është pjesë e komunitetit World Values Day por mbeshtetesi kryesor i saj është z. Richard Barrett, mbasi ai i ka studiuar vlerat për 30 vjet.

Lideri Richard Barrett, është njeriu që solli evoluimin e vlerave njerëzore në biznes dhe shoqëri ai është autor britanik i cili shkruan për lidershipin, zhvillimin e lidershipit, vlerat, ndërgjegjen, si dhe evolucionin kulturor në biznes dhe shoqëri. Ai është përgjegjës për zhvillimin e teorisë së Fazat Universale të Evolucionit, konceptet e entropisë personale.
Barrett Values Centre - Qendra e Vlerave Barrett ofron metrika të fuqishme që u mundësojnë udhëheqësve të masin dhe menaxhojnë kulturat e organizatave të tyre, si dhe nevojat për zhvillimin e lidershipit të menaxherëve dhe udhëheqësve të tyre.

Personalitetet e nderuara me rastin e Ditës Botërore të Vlerave :
Z. Richard Barrett si mbështetës kryesor, “ po mos të ishte ai, kjo platformë sdo kishte vlerë askush nga organizata ALVA”

"Bashkësia Dibrane" për kontributin dhe jetëgjatësinë 100 vjecare në shërbim të kombit
Mjeshtrin Bujar Kapexhiu si personalitet pozitiv i cili megjithëse jetoi një periudhë të vështirë nuk hoqi dorë dhe pozitiviteti i tij shihet tek puna e tij,

Historianit Dorian Koci i cili ka një faqe të tij shumë para pozicionit si drejtor i Muzeut, ku cdo kush mëson fakte të ndryshme historike, që sjanë dëgjuar me parë si dallohet për studimet e Ali Pashë Telelenës.
Mjeshtri Bedri Alimehmeti, si shkrimtar dhe poet autor i shumë artikujve sportive për tifozët bardheblu, është ndër të paktit që shkruan me dialekt tiranas , dhe shkrimet e tij janë me shumë vlera pasuri për të rinjtë që se kuptojnë ende vlerën e dialektit autokton është një pasuri me vete.

Mjeshtri Bujar Cici si këngëtar i cili ka kontribuar shumë për këngën tiranase për me shumë se 30 vjet dhe në tekstet e tij, sheh një qytetari tiranase, me thelb shembull për t’u ndjekur.
Shoqata Kulturore "Gruaja", është ndër të paktat shoqata të cilat në mesazhet e tyre ruajnë ecurinë e kohës, nuk është vlerësuar për besimin që mbartin, po për punën përkushtimin, shpresën që u kanë dhënë njerëzve, me libra, investime në shkolla, dhe besimin e shohin si pjesë e integrimit me mesazhe konkrete pozitive. Bëjnë konkurse shumë dhe kjo më gëzon nuk kanë ndaluar më mirë një aktivitetet sesa pasivitet.

Mbështetesve dhe kontribuesve në Mbrojtje të pasurisë se kombit lumi Radika kanë qenë kontribuesit kryesore studim i tyre ka bërë që sot Radika është e paprekur, falë kontributit të tyre dhe bashkëpunetorëve sot ajo ekziston dhe jo si fati i Valbonës, dhe në rrezik është Vjosa M. Sc. Tofik Jegeni .Prof. Dr. Molnar Kolaneci . PhD. Saimir Shatku.
Z. Haxhi Dauti si përfaqësues model i kontributit shqiptar nga Diaspora shëmbull për të rinjtë, kontributi i tij për kombin e shumë personalitete nga diaspora janë ato diamante që asnjëherë nuk i zë pluhuri, dhe të dallohet nga ata që quhen pseudo atdhetar - dhe humanitar .

Beqir Sina si gazetar pozitiv i diasporës i cili në rrjtet e medias sociale na informon për lajmet e ndryshme të diasporës i paanshëm, real, dhe mbi të gjitha, një model, që pas shumë sfidash ai arriti të na japi njeriun model të shpresës nëpërmjet lajmeve
Nxënëset Ajli Harasani dhe Hejprëll Kryekurti nga Shkolla 9-vjeçare "Servete Maçi" recituan vargjet atdhetare :
Atdheu
O Atdhe! Më je i dashur sa më s’ka 
Më je nënë, më je motër,
më je vlla. 
Nga ç’ka rrotull më i shtrenjti 
ti më je, 
Je më i miri nga çdo gjë
që ka ky dhé.
NAIM FRASHRI- recitimi Hejperll
E djeshmja iku.
E nesermja akoma s'ka ardhur.
Kemi vetem te sotmen.
Le t'ia fillojme!
Nënë Tereza Ajli

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...