Aksidenti tragjik në Itali, kush është i riu shqiptar që humbi jetën

Diaspora

Aksidenti tragjik në Itali, kush është i riu shqiptar që humbi jetën

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 13:38
Ilustrim

Ditën e djeshme një aksident i rëndë ndodhi në Itali, aty ku raportohet se shqiptari 18 vjeçar Kledis Gixhari humbi jetën pasi u përplas nga një automjet.

Sipas mediave vendase i riu shqiptar udhëtonte me një motor së bashku me shokun e tij, por u përplas fatalisht nga një makinë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 03 e 30, kur në komunën Lamporecchio (Pistoia), drejtuesi i një motoçiklete, për shkaqe që mbeten ende për tu zbardhur, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar drejt kangjellave të një banese.

Kledis Gixhari, i riu shqiptar humbi jetën pasi u përplas me kokë në asfalt.

Sipas policisë vendase shoku i tij 20 vjeçar ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa raportohet se dy të rinjtë nuk kishin vendosur kaska mbrojtëse. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat