Zbulohet identiteti i shqiptarit të vrarë në Australi, arrestohet edhe një femër - Bota Sot
Zbulohet identiteti i shqiptarit të vrarë në Australi, arrestohet edhe një femër

Diaspora

Zbulohet identiteti i shqiptarit të vrarë në Australi, arrestohet edhe një femër

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 18:02
Vajza e arrestuar

Edhe dy persona të tjerë kanë përfunduar në prangat e policisë australiane pas vrasjes së një 45 vjeçari shqiptar në periferinë veri-lindore të Adelaide.

Viktima është identifikuar si Urim Gjabri.

Policia bastisi një banesë në Murray Bridge, duke arrestuar një 23 vjeçar i quajtur Matt Tenhoopen dhe 20-vjeçaren Bridie McCormack.

Policia thotë se të dy të akuzuarit janë pjesë e një bande të përfshirë në sulmin tronditës ndaj burrit me origjinë shqiptare Urim Gjabri.

45 vjeçari u gjet i vdekur brenda shtëpisë së tij në orët e hershme të 12 tetorit, tri ditë pasi ishte vrarë.

Tenhoopen akuzohet për vrasje, për krime të rënda dhe vjedhje, ndërsa vajza akuzohet për ndihmë ndaj autorit dhe trafikimin e kanabisit.

Këto arrestime pasojnë arrestimin e mëhershëm të 35 vjeçarit Aaron Carver, i akuzuar më parë për vrasjen e Gjabrit këtë javë.

Burri u arrestua në Queensland gjatë fundjavës pasi u zbuluan gjurmë të ADN-së së tij në një filtër cigareje në vendngjarje.

Policia thotë se do të ketë të tjera arrestime, pasi hetimet për vrasjen janë në zhvillim e sipër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...