Shqiptarët sherr me thika në Athinë, një i plagosur

Diaspora

Shqiptarët sherr me thika në Athinë, një i plagosur

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 17:46
Ilustrim

Një konflikt me thika midis disa të rinjve, ka përfunduar me plagosjen e dy prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur para një supermarketi në Cërrik, ku mësohet se kanë qenë 5 të rinj, të identifikuar me inicialet E. B., N. B., (vëllezër) dhe S. S., E. B., N. Ç., të cilët janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Për pasojë, dy prej të rinjve, E. B., dhe N. B., respektivisht 29 e 24 vjeç, janë plagosur dhe kanë përfunduar në spital. Sipas raportimeve të para mësohet se të plagosurit fatmirësisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në prangat e Policisë, mësohet se ka rënë N, Ç., 28 vjeç, si autor i dyshuar i sulmit dhe plagosjes me thikë, dhe po punon për kapjen e dy të tjerëve.

Njoftimi i Policisë

Këtë të premte në qytetin e Cërrikut, para një  supermarketi, pas një konflikti të çastit mes shtetasve  E. B.,  N. B., (vëllezër), dhe N. Ç., S. S., E. B., janë  plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit  E. B., 29 vjeç dhe N. B., 24 vjeç, banues në Elbasan, të cilët ndodhen në spitalin e Elbasanit nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Me marrjen e njoftimit  shërbimet e Policisë Cërrik kanë ndërhyrë menjëherë duke arrestuar në flagrancë  njërin prej autorëve të dyshuar  konkretisht  shtetasin N. Ç., 28 vjeç.

Forcat e Policisë  janë vënë në ndjekje  të dy shtetasve të tjerë S. S., dhe E. B.,  të dyshuar si autorë të ngjarjes, ku vijon ndjekja për kapjen e tyre. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat