U kap me 145 mijë funte, 25-vjeçari: Jam i sëmurë - Bota Sot
U kap me 145 mijë funte, 25-vjeçari: Jam i sëmurë

Diaspora

U kap me 145 mijë funte, 25-vjeçari: Jam i sëmurë

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 23:15
Foto ilustrim

Pas gjetjes dhe bllokimit të tyre, në pranga përfundoi 25-vjeçari, Denis Duro.

Tre ditë më parë, policia dhe dogana bllokuan në Qafë-Botë 145 mijë paund, të cilat mendohet se janë nisur nga Anglia për në Shqipëri.

Pas gjetjes dhe bllokimit të tyre, në pranga përfundoi 25-vjeçari, Denis Duro. Ky i fundit edhe pse i pyetur nga policia gjyqësore, nuk ka dhënë shpjegime pasi ka pretenduar se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas parashikimeve ligjore, Duro rrezikon të dënohet nga 6 muaj deri në 3 vite burg, pasi akuzohet për “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

“Mbi bazën e materialit kallzues/referues të ardhura nga Departamenti Hetimit Doganor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, refruar datë 23.10.2018, organi i akuzës, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, ka rregjistruar në dt.23.10.2018, kallzimin nr.1232, me nr.procedimin penal Nr.787, në ngarkim të shtetasit Denis Duro cili dyshohet se ka kryer veprën penale të “Pastrim të produkteve të veprës penale apo të veprimtarisë kriminale” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, parashikuar nga neni 287 dhe 179/a i Kodit Penal.Nga veprimet e para hetimore, rezultoi se ;Ne daten 22.10.2018 oficeret e policise gjyqesore, oficere te Drejtorise se Hetimit, ne Drejtorine e Pergjithshme te Doganave,pas kryerjes se procedurave paraprake kane arrestuar ne flagrance shtetasin Denis Duro, per shkak se ne kohen qe, ka kaluar kufirin shteteror, ne hyrje nga Greqia, per ne Shqiperi, nepermjet Doganes ne Qaf Bote,me nje automjet kamjon Mercedes benz,i vogel me karroceri te mbuluar, me targa te huaja BV67KËN,e ne doganen Qaf Bote ka deklaruar dhe zhdoganuar me deklarate Doganore Im.4 Nr. R.1108 date 22.10.2018, ku importues ishte shenuar enri i shtetasit {xxx} me NIPT L72218017U, dhe jane zhdoganuar 15(pesembedhjete) cope lavatrice te perdoruara dhe sende te tjera te perdorura.

Pasi ka kalaur doganen Qaf Bote, me urdher te Drejtorit te Antokontrabandes ne Drejtorine e Pergjithshme te Doganave, ky automjet eshte bllokuar ne aksin rrugor Qaf Bote-Kakavije dhe eshte vendosur bllokimi i tij me qellim kontrollin nepermjet Skanerit. Eshte shoqeruar ne Doganen e Kakavijes per kryerjen e skanimit te ketij automjeti dhe kryerjen e kontrollit fizik, per mallrat qe transportonte,pasi kishte dyshime se ne kamjon kishte mallra te padeklaruara.

Ne skanimin e pare, kane rrezultuar tre zona te medha te automjetit ,qe ishin te dyshuara me kuadrat te kuq. U be nje skanim i dyte vetem paisjeve elektroshtepijake dhe konkeretisht u skanuan 11(njembedhjete) lavatrice qe u vendosen ne njeren faqe te automjetit ,dhe pjesa tjeter u shkarkua ne toke. Nga skanimi i dyte u dalluan kater zona te vogla  te dyshuara me kuadrat te kuq.dhe keto zona ishin nen kapakun e siperm te lavatriceve,ne zonen horizontale. Per te verifikuar dyshimet e lindura ne keto zona, u çmopntuan keto lavatrice dhe ne zonat e dyshuara jane gjetur 8(tete) qese plastike me vakum, brenda te cilave ndodheshinte fshehura nje sasi e konsiderueshme  kartemonedhash  te llojit Paunds Britanik. Me pas u hapen keto qese dhe nga numerimi i kartemonedhave  rrezultoi se ishin fshehur 144.120 (njeqind e dyzet e kater mije e dyqind e dhjete ) paunds britanik, si dhe 1010 (nje mije e dhjete) paunds Skocez, qe ishin te prerjeve 50,20,10,5, kartemonedha  te cilat jane sekuestruar me proces materjale verbalin perkates.

Duke vlersuar sasine e madhe te kartemonedhave te sekuestruara dhe mos deklarimin e origjines se tyre,nga ana e oficereve te policise gjyqesore eshte arrestuar ne flagrance shtetasi{xxx}si i dyshuar per kryerjen e veprs penale te “Pastrimit te produkteve te vepres penale ose veprimtarise kriminale” te parashikuar nga neni 287 te K.penal dhe te “Mosdeklarimi ne kufi i te hollave dhe sendeve me vlere” te parashikuar nga neni 179/a te K.Penal.

Nga policia gjyqesore jane marre me cielsine e proves qeset me vakum 8(tete) cope te cilat jane sekuestruar me qellim per tiu nenshtruar ekspertimit vlersues per te gjetur gjurme papilare te vlefshme per identifikim.

Jane sekeustruar sendet e ngarkuara ne kete kamjon te vogel,bashke me kalmjonin dhe lavatricet qe ishin transportuar nga Britania e Madhe dhe jane lene ne ruajtje ne Piken Doganore Kakavije.

Jane sekeustruar dy dokumenta qendrimi greke  nje per te dyshuarin Denis Duro dhe nje per shtetasin {xxx}(qe paraprakisht eshte verifikuar ne Doganen greke ne Kakavije dhe eshte deklaruar se eshte e fallsifikuar), nje Leje drejtimi per te dyshuarin Denis Duro,pasaporte biometrike per shtetasin Denis Duro,jane administruar praktika doganore e doganimit dhe zhdoganimit te mallrave te sekuestruara etj.

Shuma e kartomonedhave te sekuestruar me vendim te arsyetuar edhe depozituar dhe lene ne ruajtje ne Degen e Intesa Sanpaolo Bang Gjirokaster.

I pyetur nga policia gjyqesore i arrestuari Denis Duro nuk ka dhene shpjegime,pasi ka pretenduar se nuk eshte ne gjendje te mire shendetsore.

Ndersa i pyetur me cielsine e te arrestuarit nga prokurori nuk ka dhene spjegime sepse ka kerkuar te jete I pranishem Av.Benard Aliko,I cili nuk eshte bere e mundur te jete present. Mbeshtetur ne faktin se ky shtetas nuk ka dhene asnje spjegim per origjinen e ketyre kartemonedhave te sekeustruara,mos paraqitja e nje dokumenti qe te provoje faktin se eshte i punesuar ne transportin e sendeve te perdorura nga Britania e Madhe ne Shqiperi,ekziston dyshimi se transporti i ketyre sendeve ka te beje me “pastrimin e produkteve te vepres penale ose veprimtarise kriminale”duke kamufluar me kete transport sjelljen e te hollave me natyre dhe origjine kriminale,persa kohe qe nuk eshte evidentuar apo dokumentuar origjina dhe burimi I tyre nga nje veprimtari e ligjshme. Nga sa më sipër rezultojnë dyshime të bazuara se ndodhemi dhe duhet të kryhen veprime hetimore për veprën penale “Pastrim të produkteve të veprës penale apo të veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal sipas të cilit “Kushdo që blen, merr, fsheh apo, në një mënyrë tjetër, përvetëson për vete ose një palë të tretë, apo ndihmon në blerjen, marrjen, fshehjen ose përdorimin e parave apo mallrave të tjera, duke ditur se një person tjetër ka përfituar këto para apo mallra, si pasojë e kryerjes së një vepre penale ose veprimtarie kriminale, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në tre vjet”, thuhet në njoftim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...